Vetëvendosje nuk mjaftohet me lirimin e aktivistëve, kërkohet zbardhja e vdekjes së Astrit Deharit

Vetëvendosje nuk mjaftohet me lirimin e aktivistëve, kërkohet zbardhja e vdekjes së Astrit Deharit

U bënë gati një vit që kur pesë aktivistët e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Atdhe Arifi e i ndjeri Astrit Dehari u akuzuan nga Prokuroria për vepra terroriste, konkretisht për sulm me armë ndaj Kuvendit të Kosovës. Sot u mor vendim për lirimin e 4 prej tyre nga masa e arrestit shtëpiak, […]

U bënë gati një vit që kur pesë aktivistët e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Atdhe Arifi e i ndjeri Astrit Dehari u akuzuan nga Prokuroria për vepra terroriste, konkretisht për sulm me armë ndaj Kuvendit të Kosovës.

Sot u mor vendim për lirimin e 4 prej tyre nga masa e arrestit shtëpiak, në mënyrë që ata të mbrohen në liri, pasi që dëshmitarët e ftuar nga gjykata shfajësuan tërësisht të katërtit, duke mos i implikuar në veprën për të cilën dyshoheshin.

Menjëherë pas lirimit të tyre, reaguan shumë bashkëaktivistë e njerëz të jetës publike në vemd, duke kërkuar llogari nga shteti dhe duke e quajtur procesin gjyqësor ndaj tyre, të montuar politikisht.

Deputetja Albulena Haxhiu thotë se heqja e masës së arrestit shtëpiak ndaj katër të akuzuarve, është dëshmi se aktakuza ka qenë politike dhe “tërësisht e montuar”.

“Aktivistet tanë perveç qe mbeten 1 vit te privuar nga liria, shpesh here per ta u thane edhe fjalet me te renda. Per kete montim patjeter qe dikush do te jap llogari sidomos kur kesaj i shtohet vdekja e dhunshme e Astritit ne qendren e paraburgimit ne Prizren. Gjyqtari Kalludra, sa me pare duhet te nxjerre aktgjykimin lirues per aktivistet tane”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, shkruan Periskopi.

Deputeti tjetër i VV-së, Fisnik Ismaili, pas lirimit të aktivistëve ka kërkuar edhe zbardhjen e plotë të vdekjes së Astrit Deharit, i cili vdiq më 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Adea, Egzoni dhe Frashëri lirohen nga arresti shtëpiak, ndërsa Atdheu nga paraburgimi. Një ndër padrejtësitë më të mëdha nuk përfundon me kaq. Aktivistët duhet të lirohen nga akuza por edhe më me rëndësi ne nuk ndalemi deri në zbardhjen e plotë të vdekjes së Astritit”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Drejtësi dhe zbardhje për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit, pas lirimit të katër aktivistëve ka kërkuar edhe Shpend Ahmeti duke thënë se “Një ndër padrejtësitë më të mëdha nuk përfundon me kaq”.

E vet Frashër Krasniqi, tash deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar menjëherë pas vendimit të gjykatës, duke thënë se lirimi i tyre nuk mjafton nëse nuk zbardhen rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.

“Pervec meje, Adeas dhe Egzonit, edhe Atdheu qenka liruar. Tash qe te gjithe ne jemi te lire, cka do te thone Klani Pronto dhe propaganduesit e tyre qe nuk lane epitet pa na e mveshur! Pse e mbajten Astritin ne burg?! Pse u dasht 1 vit zvarritje e kote qe ne fund te vertetohet se ne jemi te pafajshem?! Dikush duhet te shkoje ne burg per kete persekutim. Dikush patjeter qe do te shkoj ne burg per vdekjen e Astritit”, ka shkruar Krasniqi.

Më vonë një reagim e ka lëshuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Në komunikatë thuhet se Vetëvendosje vlerëson se vendimi është vetëm korrigjim i pjesshëm i një padrejtësie të filluar një vit më parë.

“Ne vlerësojmë se ky është një korrigjim i pjesshëm ndaj një padrejtësie e cila ka filluar një vit më parë. Që të katër aktivistët janë privuar nga liria padrejtësisht për 12 muaj. Ata, bashkë me aktivistin tashmë të ndjerë, Astrit Deharin, u arrestuan në fund të gushtit të kaluar. Gjatë gjithë kësaj kohe ata janë mbajtuar në arrest shtëpiak e paraburgim, si pasojë e një procesi të padrejtë, bazuar mbi shpifje dhe me synime qartësisht politike. Vendimi për ndërprerjen e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak është një pranim i nënkuptuar nga organet e drejtësisë se ky proces ka qenë i porositur politikisht dhe kryekëput i padrejtë. Drejtësia do të vihet në vend vetëm kur të ndërpritet tërësisht ky proces”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Vetëvendosje thekson se sistemi që i akuzoi aktivistët e saj për terrorizëm ka nevojë për reformim dhe pastrim rënjësor nga elementet e kontrolluara prej pushtetit, siç e quan, të korruptuar.

“Sistemi i kapur i drejtësisë i arrestoi ata nën akuzat për terrorizëm. Ky sistem ka nevojë për reformim dhe për pastrim rrënjësor prej elementëve të kontrolluar nga pushtetet apo të korruptuar. Bashkë, me aktivistët Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti e Frashër Krasniqi nuk do të reshtim së kërkuari edhe drejtësi për Astritin i cili humbi jetën dhunshëm në burg, gjatë kohës kur vuante një dënim të padrejtë për shkak të akuzave të sajuara të këtij pushteti shtypës”, thuhet në reagim. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?