Veseli: Vdekja e Bajram Rexhepit, humbje shumë e madhe për vendin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit. Veseli ndarjen nga jeta të Rexhepi e ka quajtur si humbje të madhe për vendin. Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë sot në mëngjes në Turqi, ku edhe po mjekohej. Ja postimi i plotë: Tejet i pikëlluar nga lajmi […]
Veseli ndarjen nga jeta të Rexhepi e ka quajtur si humbje të madhe për vendin.
Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë sot në mëngjes në Turqi, ku edhe po mjekohej.
Ja postimi i plotë:
Tejet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Bajram Rexhepit, ish Kryeministrit të Kosovës dhe ish Nënkryetarit të PDK-së. Një humbje e madhe për vendin. Kontributi i tij për Kosovën ishte i madh dhe populli i Kosovës do ta mbaj mend Bajramin si një punëtor dhe shumë të përgjeshëm. Si i tillë, Bajrami do të mbetet i paharrueshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që kishin fatin ta njihnin. Falemnderit stafit mjekësor, vendas dhe të huaj, që treguan kujdes të veçantë gjatë kësaj kohe të rëndë për të./Periskopi/












