Vëllai i imamit të akuzuar për terrorizëm sfidon çmimin e BIK-ut për kurban

Vëllai i imamit të akuzuar për terrorizëm sfidon çmimin e BIK-ut për kurban

Ernes Goga ka thënë se veprimet e tij janë të ligjshme. Ka thënë se nuk punon kundër Bashkësisë Islame të Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) njoftoi sot se organizata do të bëjë therjen e kurbanëve për festën e Kurban Bajramit. BIK i vendosi një çmim prej 120 eurove çdo kurbani të therur. Por, një […]

Ernes Goga ka thënë se veprimet e tij janë të ligjshme. Ka thënë se nuk punon kundër Bashkësisë Islame të Kosovës.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) njoftoi sot se organizata do të bëjë therjen e kurbanëve për festën e Kurban Bajramit. BIK i vendosi një çmim prej 120 eurove çdo kurbani të therur.

Por, një person në Pejë është duke i bërë konkurrencë BIK-ut me therjen e kurbanëve. Ai është Ernes Goga, vëllai i kryeimamit të Pejës, Enesit, i cili ka një aktakuzë të ngritur për veprën penale “të nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Përmes shpalljeve publike që Ernes Goga ka bërë në disa vende në Pejë, përmes pankartave të vendosura, ka njoftuar se ai bën therjen e kurbanëve për festën e Kurban Bajramit. Por, çmimi me të cilin ai do të bëjë therjen e kurbanëve është shumë herë më i ulët se sa çmimi i vendosur nga institucioni zyrtar i komunitetit mysliman në Kosovë – BIK.

Për dallim nga BIK-u që do t’i therrë kurbanët për 120 euro, Goga ka vendosur një çmim prej 85 eurove, raporton Gazeta Online Insajderi. “Në Kurban përfshihen therja dhe shpërndarja e mishit”, shkruhet në pankartën paralajmëruese të vendosur nga Goga, në Pejë.

Në një prononcim për Insajderin, Ernes Goga ka thënë se veprimet e tij janë të ligjshme. Ka thënë se nuk punon kundër Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Nuk jam punëtor zyrtar i BIK-ut, por unë nuk punoj kundër BIK-ut. Askush nuk është duke i bërë konkurrencë BIK-ut”, ka thënë Goga, derisa ka shtuar se ekziston një vullnet nga njerëz të ndryshëm që ta pengojnë punën e tij.

Vëllai i kryeimamit të Pejës ka deklaruar që pretendimet e njerëzve se ai po i bën konkurrencë BIK-ut, janë manipulime.

“Konkurrencë nuk i bëj askujt, por dikush po ka dëshirë me bo manipulime; unë përkundrazi dua që të kontribuoj për gjendjen e Bashkësisë Islame”, ka deklaruar Goga, për Insajderin.

Vëllai i Ernes Gogës, imami nga Peja, Enesi, akuzohet se ka kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

“Enes Goga në pozitën e hoxhës në Pejë në një ligjëratë fetare para besimtarëve në Pejë, përmes ‘Audionur’ me datën 10 mars 2014 të publikuar në YouTube, në të cilën kanë qasje një numër i pacaktuar i personave, publikisht ka nxitur urrejtje ndaj grupeve fetare të besimtarëve të krishterë”, shkruhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Shtetit në vitin 2015.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?