Veç edhe një ditë afat, PDK deri tani ka zyrtarizuar vetëm një kandidat për zgjedhjet lokale

Veç edhe një ditë afat, PDK deri tani ka zyrtarizuar vetëm një kandidat për zgjedhjet lokale

Në garën për kryetar të komunave, partitë politike ende nuk i kanë propozuar të gjithë kandidatët për të gjitha komunat të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 22 tetorit. Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka bërë zyrtare asnjë kandidat për kryetar të komunave, përveç Zenun Pajazitit, i cili vet ka bërë të […]

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka bërë zyrtare asnjë kandidat për kryetar të komunave, përveç Zenun Pajazitit, i cili vet ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për kryetar të Gjilanit.

LDK-ja tashmë ka emëruar kandidatët për pesë komuna, Istogun, Gjilanin, Podujevën, Fushë Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka zyrtarizuar me së shumti kandidat për kryetar të komunave, gjithsejtë ka emëruar kandidatët për 11 komuna, kryesisht ato të mëdha, Prishtinë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Peja, Podujevë, Drenas, Theranda, Lipjan, Istog dhe Viti.   Edhe AAK-ja, tashmë ka zyrtarizuar kandidatët për shumicën prej komunave. Ajo ka zyrtarizuar kandidatët për Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Deçan, Klinë, Junik, Podujevë, Rahovec, Therandë dhe Obiliq. Gara me interesante pritet të ndodh ajo për të fituar në Prishtinë.

Mirëpo, subjektet politike vazhdojnë të presin afatin e fundit për të propozuar kandidatin që do t’i hyjë garës për të parin e kryeqytetit.  Deri me tani është vetëm Partia e Vetëvendosjes ajo që e ka zyrtarizuar kandidatin, ku edhe për një mandat do të kërkoj votën  kryetari aktual Shpend Ahmeti. Ndërsa, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka zyrtarizuar tashmë kandidatin e saj për kryetar të Prishtinës, që do të jetë Arbër Vllahiu. Ditën e fundit vazhdojnë ta presin për të zyrtarizuar kandidatin që do ta sfidoj Ahmetin e Vllahiun, janë PDK-ja dhe LDK. Subjektet politike, jo vetëm për kryeqytetin, por edhe për komunat tjera ende nuk i kanë zyrtarizuar kandidatët për kryetar komunash.

Qytetarët e qytetit të dytë më të madh në vend, Prizrenit, ende nuk i kanë mësuar emrat e të gjitha kandidatëve të te gjitha subjekteve për kryetar komune. E vetmja që tashme ka zyrtarizuar emrin që do garoj për të parin e Prizrenit, është Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje. Në Gjakovë, VV, AAK dhe Alternativa tashmë kanë nominuar kanidatët e tyre. Përballë për të parin e Gjakovës do të jenë, Ardian Gjini nga AAK-ja, Driton Çaushi nga Vetëvendosja dhe kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila e cila në zgjedhjet e kaluara fitoj në balotazh kundër Pal Lekajt të AAK-së.

Edhe në Gjilan tashmë partitë e mëdha kanë kandiduar emrat me të cilët do synojnë të udhëheqin me këtë komunë. Zenun Pajaziti do të kandidoj nga PDK-ja, derisa kundërkandidat do t’i ketë, kryetarin aktual Lutfi Haziri nga LDK-ja, Sami Kurteshin nga Vetëvendosja dhe Rexhep Kadriun nga AAK-ja. Ndërsa në Pejë, është AAK-ja ajo që tashmë ka prezantuar kandidatin për kryetar, Fatmir Gashin dhe Vetëvendosja që ka zyrtarizuar Bashkim Nurbonjën si kandidat për kryetar të kësaj komune. Për dy komunat e mëdha, Mitrovicën dhe Ferizajn, asnjë subjekt ende nuk ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të këtyre komunave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?