Valdete Idrizi: Mitrovica do të integrohet dhe nuk do të mbetet e ndarë

Valdete Idrizi: Mitrovica do të integrohet dhe nuk do të mbetet e ndarë

Valdete Idrizi që synon të fitojë garën për kryetar të Komunës së Mitrovicës, ka thënë se problemi i këtij qyteti është i ndjeshëm. Idrizi e cila është nominuar nga PDK, për zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Jugut ka thënë se në mandatin e saj do të ndërtohen ura bashkëpunimi në këtë qytet, njofton Klan Kosova. […]

Idrizi e cila është nominuar nga PDK, për zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Jugut ka thënë se në mandatin e saj do të ndërtohen ura bashkëpunimi në këtë qytet, njofton Klan Kosova.

“Problemi i Mitrovicës është i ndjeshëm dhe jo rrallë herë është tentuar që tu lihet faji qytetarëve, por ata nuk kanë faj. Mungesa e lidershipit atje ka ndikuar në moskthimin e qytetarëve në veri”, ka shtuar ajo në Info Magazine.

Idrizi ka pohuar se i njeh problemet e qytetarëve të Mitrovicës, pasi që atje ka jetuar dhe është përballur edhe vetë me to.

“I kam parë problemet dhe e di se mund të ecet përpara dhe të përmirësohet mirëqenia e qytetarit”.

“Një prej faktorëve që më ka bërë të besoj është se qyteti do të integrohet dhe nuk dot mbetet i ndarë”, ka shtuar ajo.

“Komunikimi është i rëndësishëm por ai duhet të bëhet edhe fizik që njerëzit të mësohen andej edhe këndej. Me një qasje të mirë dhe përkushtim duhet të identifikohen partnerë dhe organizata që të zbutet ndarja”, ka pohuar Idrizi.

Ajo ka pohuar se tërë kohën e pasluftës në Mitrovicë ka pasur njerëz e politikan që kanë refuzuar bashkëpunim, por që është gjetur zgjidhje.

“Ka pas njerëz tjerë, Rakiqa të tjerë që kanë qenë pengesa të mëdha, por i kemi gjetë mënyrat për tu diskutuar për krimet dhe problemet dhe të flitet hapur për temat tabu. Me punë zbutet gjithsecili dhe me partneritet shumë të mirë”, ka deklaruar ajo.

“Gruaja më e guximshme” siç njihet Idrizi vetë është e lindur në Veri të Mitrovicës, kurse pasluftës ka jetuar në Jug. Ajo ka thënë se atje kanë banesën e vetë e cila dikur ka qenë e uzurpuar kurse tash nuk jeton aty askush dhe se ajo është e dëmtuar nga uzurpatorët.

Ani pse nuk jeton në shtëpinë e saj në veri, ajo shpesh e viziton këtë zonë, për të cilën thotë se duhet të integrohet.

“Jam optimiste e papërmirësueshme më bën që të mos zmbrapsem, sepse kam arrit që t’i shtyjë muret dhe të krijojë ura bashkëpunimi”.

“Në vazhdimësi kam shkuar në veri dhe tash shkoj në veri. Në Mitrovicë ka lagje që nuk kanë fare ujë. Qytetarët atje nuk mendojnë për politikën por për mirëqenien e vetë. Ka shumë probleme të mëdha që duhet të zgjidhen”, ka pohuar ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?