Valdete Idrizi mbështetet unanimisht nga PDK në Mitrovicë

Valdete Idrizi mbështetet unanimisht nga PDK në Mitrovicë

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar sot pasdite kandidaten për kryetare të komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së para strukturave udhëheqëse të degës në Mitrovicë. Të gjithë përfaqësuesit e strukturave të PDK-së në Mitrovicë i dhanë mbështetje unanime kandidates për kryetare të komunës nga radhët e PDK-së Valdete Idrizi, duke […]

Të gjithë përfaqësuesit e strukturave të PDK-së në Mitrovicë i dhanë mbështetje unanime kandidates për kryetare të komunës nga radhët e PDK-së Valdete Idrizi, duke u shprehur të bindur se ajo do të jetë kryetare e re në zgjedhjet e 22 tetorit.

Kryetari Veseli tha se Idrizi është kandidatja më e përgatitur për të qeverisur me Mitrovicën, pasi që ajo gëzon një mbështetje shumë të madhe qytetare dhe se do të zbatojë vizionin e PDK-së për një zhvillim të hovshëm ekonomik.

Veseli tha se kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës gëzon mbështetje të plotë edhe nga gjithë bashkëpartiakët dhe do të zgjerojë mbështetjen nga të gjithë qytetarët e komunës së Mitrovicës.

Kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, u zotua se do të angazhohet për të krijuar perspektivë për qytetarët, duke thënë se ajo së bashku me kolegët e degës së PDK-së janë duke përgatitur planin më të mirë qeverisës, i cili do të garantojë zhvillim të hovshëm ekonomik për Mitrovicën.

Në këtë takim të strukturave të PDK-së, ishte e pranishme edhe kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Qaushi, e cila po ashtu mori mbështetje të strukturave partiake, të cilat u zotuan që t’i ndihmojnë në rritjen dhe fuqizimin e rolit të qytetarëve shqiptarë në pjesën veriore të vendit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?