Ushtari i UÇK-së që vuajti 13-vjet burg në Serbi: Do të heq dorë nga nënshtetësia

Ushtari i UÇK-së që vuajti 13-vjet burg në Serbi: Do të heq dorë nga nënshtetësia

Ushtari i UÇK-së, Anton Lekaj i dënuar me burg nga Beogradi për krime lufte, ka rrëfyer sot për jetën e tij 13-vjeçare në burgjet e Serbisë. Ai ka thënë se gjatë kësaj kohe ka qëndruar në dy burgjet atje, ndërsa thotë se 11 vjet e dy muaj ishte i izoluar në burgun e Pozharecit. Lekaj […]

Ai ka thënë se gjatë kësaj kohe ka qëndruar në dy burgjet atje, ndërsa thotë se 11 vjet e dy muaj ishte i izoluar në burgun e Pozharecit.

Lekaj është shprehur i dëshpëruar me neglizhencën që shteti i Kosovës ka bërë për të. Ai ka thënë se Kosova asnjëherë nuk është interesuar për fatin e tij.

“Ndoshta kanë folur në ndonjë restorant, por emri im nuk është përmendur asnjëherë. Jam gëzuar për fillimin e dialogut Kosovë-Serbi, kam menduar që zonja Tahiri do ta përmend rastin tim. Por jo, sepse ajo duhet t’i ndreqë flokët. Çdo media në Kosovë ka pasur për mua që jam në burg, ndërsa ajo thotë nuk e kam ditë”, shprehet Lekaj.

Ushtari i UÇK-së thotë se është aq i dëshpëruar me shtetin e Kosovës saqë do të heqë dorë nga shtetësia e Kosovës. “Unë e njoh shtetin e Kosovës, por jam i dëshpëruar dhe duhet me heq dorë nga shteti i Kosovës, sepse nuk kam asgjë me të. Asgjë hiq nuk më ka ndihmuar, jam shumë i dëshpëruar”, ka thënë Lekaj.

Ai më tej ka treguar edhe për problemet që i ka pasur për t’u futur në Kosovë, për shkak se nuk ka asnjë dokument identifikimi të Kosovës, ndërsa shprehet i irrituar për shkak se askush nga institucionet nuk ka dalë ta presë atë.

“Nuk ka dalë as ministrja i Drejtësisë, me më thanë mirëdita që ke ardhur. Policia në kufi më shikonin mrroltë, e shiheshin që jam i dënuar për krime lufte. Me të vërtetë jam shumë i dëshpëruar”, ka thënë më tej ai, raporton Rtv21.

Ai më tutje për Tv Dukagjinin ka paralajmëruar padi ndaj kryeministrit të vendit për shkak, siç ka thënë, të mos interesimit që ka treguar për të.

“Unë kam me ngritë padi ndaj kryeministrit, nuk më intereson kush është, por për çka nuk është angazhuar asnjëherë për mua”, ka thënë Lekaj raporton. /21Media

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?