Ushtari i ISIS’it hedh veten në erë dhe lëndon disa anëtarë të Hamasit

Një ushtar i lidhur me ISIS-in ka hedhur veten në erë, duke shkaktuar disa të lënduar nga zyrtarët e Hamasit në Gaza. Bomba vetëvrasëse shpërtheu kur zyrtarët plicorë të Hamasit e ndalën atë për kontroll doganor, për ta parandaluar përfshirjen e tij në Egjipt. Ky shpërthim që ndodhi në mëngjesin e hershëm të së enjtes […]
Një ushtar i lidhur me ISIS-in ka hedhur veten në erë, duke shkaktuar disa të lënduar nga zyrtarët e Hamasit në Gaza.
Bomba vetëvrasëse shpërtheu kur zyrtarët plicorë të Hamasit e ndalën atë për kontroll doganor, për ta parandaluar përfshirjen e tij në Egjipt.
Ky shpërthim që ndodhi në mëngjesin e hershëm të së enjtes shënon edhe rastin e parë kur një palestinez ka kryer një akt të tillë vetëvrasës kundër forcave të Hamasit. Zyrtarët thonë se ai është anëtar i ISIS-it.
Ministri i brendshëm i Gazës tha se sulmuesi ka vdekur duke lënë edhe disa të lënduar. Njëri nga të lënduarit raportohet të jetë në gjendje kritike për jetë, përcjell Gazeta Metro.
Mediat palestineze e kanë identifikuar viktimën si Nadal Jaafari, anëtar i krahut ushtarak të Hamasit si dhe zyrtar doganor.
Familja e tij kanë lëshuar një deklaratë publike ku dënojnë këtë akt të tij, dhe ngushëllojnë të prekurit nga ky rast.
Ata poashtu kanë refuzuar që të pranojnë ngushëllime për të.
Hamasi tash e një kohë akuzohet nga qeveria fqinje e Egjipitit se po ndihmon ISIS-in në pjesën veriore të Egjiptit.












