Ultimatumi i ri i Behgjet Pacollit

Ultimatumi i ri i Behgjet Pacollit

Kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se gjendja e bllokuar në vend nuk mund të vazhdojë ende. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të krijohen tani. Pacolli u rikujton partive politike gjendjen sociale në Kosovë. Ai shrkuan se Kosova po dëmtohet në këtë vonesë. Postimi i plotë: Po kërkohen patriotët, ata qe e […]

Kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se gjendja e bllokuar në vend nuk mund të vazhdojë ende. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të krijohen tani.

Pacolli u rikujton partive politike gjendjen sociale në Kosovë.

Ai shrkuan se Kosova po dëmtohet në këtë vonesë.

Postimi i plotë:

Po kërkohen patriotët, ata qe e dojnë Kosovën dhe qytetarin e saj!

Për patriotët në rend të parë është Kosova, qytetari, mirëqenia e tij, mirëqenia e familjes dhe fëmijëve të tij.

Për mua, Kosova është dhe mbetet në rend të parë!
Gjithçka që kam bërë, gjithçka që kam propozuar në vijimësi, në koherencë, ka qenë në shërbim të Kosovës.

Unë e di pse situata sot është bllokuar. Pse të gjithë në rend të parë po vendosin interesin e tyre personal dhe partiak dhe jo atë të Kosovës.
A nuk është rotacioni interesi i Kosovës ?
A nuk është interesi i Kosovës bashkimi i të gjitha partive ( pa marrë parasysh blloqet) , sot dhe menjëherë, për të krijuar qeverinë gjithëpërfshirëse, çka unë po e propozoj? Pra, krijimi i një qeverie me bazë të gjerë, ku minoritetet nuk përcaktojnë fatin e shtetit, të ekonomisë, të ushtrisë sonë ?

Qeveria, institucionet duhet të krijohen tani. Menjëherë, mos të përsëritet gjëndja e 2014.
Nesër është vonë. Koha nuk pret, shikojeni pak gjëndjen sociale në Kosovë!

A nuk po dëmtohet Kosova, nëse zhagiten proceset si po bëjnë të gjithë? Çdo ditë që kalon, Kosova humb miliona. 138 milion euro të Fondit Monetar Ndërkombëtar u humbën. 112 milionë euro të buxhetit mungojnë, pse parlamenti nuk mblidhet, pse qeveria nuk krijohet. Kush do t’i paguajë pasojat e kësaj ? Politikanët ? Jo, Kosova, qytetari i Kosovës e paguajnë në fund të ditës.

A i kuptojnë këto sende disa të ashtuquajtur opinionistë, që flasin gjuhën e sojit të tyre në disa media, që bëjnë përçarje, që nxisin grindjen e qytetarëve dhe mezi presin të shohin tym dhe flakë këtu në tokën tonë?

Unë shqetësohem për ata që më kanë besuar dhe votuar dhe jam i bindur se seicili prej tyre ndan këtë shqetësim më mua. E për këta individë që ndoshta nuk kanë shkuar as me votuar, kur i dëgjoj ata si i trajtojnë gjërat e vërej qartë se atyre nuk u intereson Kosova dhe mezi presin të shohin skenarë e ndoshta tym e flakë.

Kush mendon se gjithë propozimet e mia për zgjidhjen e shpejtë të krizës, i bëj për interesin tim, gënjen paturpësisht. Interesi im do tê ishte t’i shërbej kompanisë sime me renome që mi ka hapur dyert në botë, duke udhëtuar nëpër botë, apo duke ndejtur pranë familjes sime.

Mua më dhimbset Kosova! Por u them të gjithëve me pozicionimet që po shoh, se Kosova dhe interesi i saj nuk qëndrojnë në rend të parë. Patriotë nuk po shoh..

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?