U tha se Pacolli arriti sot marrëveshje me PAN-in, ai lajmërohet nga Zvicra

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, në mënyrë indirekte ka mohuar lajmet e postuara nga disa portale se AKR-ja e tij ka arritur marrëveshje me PAN-in. Ka thënë se sot ka qenë në Zvicër. “Sot në shtëpinë time në ‘Liqenin e Luganos’ ishte një event i posaçëm. Djali im Armani vazhdon vitin e dytë parashkollor, Diari […]
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, në mënyrë indirekte ka mohuar lajmet e postuara nga disa portale se AKR-ja e tij ka arritur marrëveshje me PAN-in.
Ka thënë se sot ka qenë në Zvicër.
“Sot në shtëpinë time në ‘Liqenin e Luganos’ ishte një event i posaçëm. Djali im Armani vazhdon vitin e dytë parashkollor, Diari filloi klasën e parë, Isa klasën e shtatë e Hana klasën e nëntë. Fëmijëve të mi e atyre të Kosovës u dëshiroj vit të mbarë shkollor”, ka shkruar Pacolli.













