U nda nga burri por vjehrra i bëhet makth, ja ç’i ndodhi 28-vjeçares në Tiranë

Vazhdon makthi i një vajze të re në Tiranë, e cila edhe pse pas ndarjes nga bashkëshorti, problemet tani i ka me vjehrrën. Njoftimi i shpërndarë për mediat nga Policia e Tiranës na njeh me rastin e ndodhur në kryeqytet, ku shtetasja me inicialet S.A, 28 vjeçe, banuese në Tiranë ka marrë urdhër mbrojtje. Pasi […]
Vazhdon makthi i një vajze të re në Tiranë, e cila edhe pse pas ndarjes nga bashkëshorti, problemet tani i ka me vjehrrën.
Njoftimi i shpërndarë për mediat nga Policia e Tiranës na njeh me rastin e ndodhur në kryeqytet, ku shtetasja me inicialet S.A, 28 vjeçe, banuese në Tiranë ka marrë urdhër mbrojtje.
Pasi dyshohet se ish-vjehrra, me inicialet V.A, të cilën e reja e ka paditur në Polici, e kërcënon vazhdimisht me anë të telefonit.
Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.












