U dënua në Maqedoni për fyerje të Erdoganit, ja çfarë thonë ekspertët

U dënua në Maqedoni për fyerje të Erdoganit, ja çfarë thonë ekspertët

Komentet fyese dhe deklaratat ironike ndaj kreut të shtetit turk, i kanë kushtuar personit me inicialet E.A. me shtetësi të dyfishtë, atë maqedonas dhe turke, gjobë prej 400 euro. Gjykata Themelore e Shkupit e kishte shpallur atë fajtor, ngase përmes medieve sociale (Facebook) ka përdorë shprehje fyese dhe deklarata ironike ndaj presidentit të shtetit turk, […]

Komentet fyese dhe deklaratat ironike ndaj kreut të shtetit turk, i kanë kushtuar personit me inicialet E.A. me shtetësi të dyfishtë, atë maqedonas dhe turke, gjobë prej 400 euro. Gjykata Themelore e Shkupit e kishte shpallur atë fajtor, ngase përmes medieve sociale (Facebook) ka përdorë shprehje fyese dhe deklarata ironike ndaj presidentit të shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai tani obligohet që të në afatin e paraparë të paguajë dënimin me para ose të vuaj atë me burg.

Menjëherë, kanë reaguar aktivistë për të drejtat e njeriut, të cilët kanë deklaruar se Maqedonia si shtet në asnjë mënyrë nuk duhet të vihet në mbrojtje të autoriteteve turke, duke dënuar çdo veprim të atyre të cilët janë kritikues ndaj politikave të zyrtarëve të Turqisë.

Mirjana Najçevska, ish-kryetare e Komitetit të Helsinkit në Maqedoni, ligjëruese në Fakultetin Juridik të Shkupit, tha për Radion Evropa e Lirë se në vendimi i Gjykatës është në kundërshtim me praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Vendimin e Gjykatës së Shkupit, apo ajo që më së paku mund ta cilësojmë, është vendim i çuditshëm, ndërkohë që është edhe në kundërshtim me praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, tha Najçevska.

“Të dënohet një person i cili ka shprehur qëndrimin e tij duke kundërshtuar manifestimin e diktaturës, duke u thirrur në ligjin për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, vendimi i Gjykatës së Maqedonisë paraqet një precedent shumë të keq dhe shpresoj se të paktën Gjykata e Apelit do të përgjigjet pozitivisht ndaj ankesave dhe do ta anulojë vendimin e Gjykatës së shkallës së parë të Shkupit”, tha Mirjana Najçevska.

Nga ana tjetër, Mersel Bilalli njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe këshilltar në kabinetin e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi i Gjykatës për të dënuar personin i cili ka shprehur fjalë fyese ndaj presidentit turk, e cilëson si precedent që ndeshet me rregullat elementare të demokracisë.

“Mendoj se në këtë rast kemi të bëjë me sistemin gjyqësor dhe ndikimin e strukturave të ndryshme diplomatike dhe praktikisht bëhet një precedent i cili ndeshet me rregullat elementare të demokracisë”, thekson Bilalli.

Ndryshe, zyrtarët e lartë të Maqedonisë dhe Turqisë në vazhdimësi kanë theksuar se këto dy vende prej vitesh kultivojnë raporte të mira bilaterale./Ina

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?