U denoncua nga e fejuara për përdhunim, arrestohet 30-vjeçari

U denoncua nga e fejuara për përdhunim, arrestohet 30-vjeçari

I riu që u denoncua për përdhunim tri ditë më parë nga e fejuara, është arrestuar të enjten nga Policia e Tiranës. Burimet thanë se 30-vjeçari me iniciale J.H., është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit nr.1 që e kishin shpallur në kërkim më 15 gusht, pas denoncimit që bëri ndaj tij, shtetasja R.L., 20 vjeçe […]

I riu që u denoncua për përdhunim tri ditë më parë nga e fejuara, është arrestuar të enjten nga Policia e Tiranës. Burimet thanë se 30-vjeçari me iniciale J.H., është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit nr.1 që e kishin shpallur në kërkim më 15 gusht, pas denoncimit që bëri ndaj tij, shtetasja R.L., 20 vjeçe

Mësohet se gjatë deklarimeve që ka dhënë para hetuesve, i dyshuari ka mohuar akuzat e së fejuarës, duke thënë se marrëdhëniet seksuale kishin qenë gjithmonë me dëshirën e saj dhe në asnjë rast nuk ka abuzuar me të, shkruan “Panorama”.

Megjithatë ai ka pranuar pjesërisht akuzën tjetër të ngritur nga Policia, atë të dhunës në familje, duke deklaruar se në ndonjë rast nervozizmi mund të ketë ushtruar dhunë psikologjike ndaj të fejuarës, por asnjë herë nuk e ka goditur.

Shtetasi me iniciale J.H., u denoncua për marrëdhënie seksuale me dhunë nga e fejuara e tij mesditën e datës 15 gusht. Vajza me iniciale R.L., pretendonte në Polici se, i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe jashtë dëshirës së saj, përgjatë dy muajve të fundit. Shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë shkuar menjëherë në adresën ku supozohej se ndodhej i dyshuari me iniciale J.H., por ai nuk është gjetur aty, shkruan “Panorama”.

Nga ana tjetër, edhe vetë e dëmtuara, në deklarimet e saj ka treguar se prej disa ditësh telefoni i tij del vazhdimisht i fikur dhe ai nuk i është përgjigjur as mesazheve të saj. Policia tha se nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë larguar nga Shqipëria, pasi herën e fundit që ka abuzuar seksualisht me të fejuarën e tij, 10 vjet më të vogël, kjo e fundit e ka paralajmëruar se do ta denonconte në Polici.

Megjithatë nga kërkimet nuk rezultoi që ai të kishte kaluar kufirin shtetëror, pasi u gjet dhe u ndalua në një lokal në Tiranë. Vajza ka treguar se ishte fejuar me 30-vjeçarin para rreth 6 muajsh, ndërsa dy muaj më parë ai e ka përdhunuar, pasi ajo kishte refuzuar që të kryente marrëdhënie seksuale me dëshirë me të, shkruan “Panorama”. Pas këtij momenti, i dyshuari i ka premtuar vajzës që nuk do të abuzonte më me të, por nuk duhej t’i tregonte askujt.

E megjithatë vajza ka deklaruar se nuk kishte ndodhur ashtu. Ai kishte vijuar të abuzonte seksualisht me të, në banesën e prindërve të tij, por edhe të vajzës, sa herë që ndodhej vetëm me të.

Madje vajza pretendon se edhe është dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga 30- vjeçari, i cili e kërcënonte që të mos i tregonte askujt, në të kundërt do të ndahej me të dhe do t’i bënte keq familjarëve të saj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?