Turqia ndërton një mur gjigand në kufi me Iranin (Foto)

Turqia ka filluar ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Iranin në një përpjekje për të goditur kontrabandën dhe terrorizmin, pas ndërtimit të një muri të ngjashëm në kufirin me Sirinë. Sulejman Elban, guvernatori i provincës Agri, vizitoi të marten vendin ku po bëhen punimet së bashku me një shef të policisë lokale dhe komandantin […]
Sulejman Elban, guvernatori i provincës Agri, vizitoi të marten vendin ku po bëhen punimet së bashku me një shef të policisë lokale dhe komandantin e xhandarmërisë para se të takohej me rojet kufitare të zonës, njoftoi agjencia e lajmeve “Dogan”.
Pengesa prej 2 metrash, me gjerësi prej 3 metrash, po ndërtohet nga blloqe portative dhe synon të rrisë sigurinë e Turqisë duke i mbajtur kontrabandistët dhe duke ndaluar infiltrimin nga militantët kurdë.
Turqia pretendon se lëvizja e ndaluar kurde (PKK) e cila ishte përfshirë në një konflikt të vazhdueshëm me qeverinë ka baza dhe kampe në kufi me Iranin, raportoi “Russia Today”, transmeton Periskopi.
Po ashtu shteti i Iranit është një burim i njohur i trafikut të drogës dhe kontrabandimeve tjera që kalojnë përmes Turqisë për t’u drejtuar në Evropë.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Iranit janë dëmtuar që nga fillimi i Pranverës Arabe në vitin 2011 dhe lufta civile siriane, ku Teherani mbështet Presidentin Bashar Assad, ndërsa Ankaraja ka kërkuar që ai të shkarkohet./Periskopi/
Suriye’den sonra bir sınıra daha duvar https://t.co/6kXqnxkuSG pic.twitter.com/mOeRVLBPWO
— Doğan Haber Ajansı (@dhainternet) August 8, 2017














