Trump fal ish-sherifin e dënuar të Arizonës

Trump fal ish-sherifin e dënuar të Arizonës

Presidenti Donald Trump fali ish-sherifin e Arizonës Joe Arpaio për çdo krim federal që mund të ketë kryer. Arpaio ka qenë një përkrahës i hershëm i fushatës presidenciale të zotit Trump. Ish-sherifi i distriktit Maricopa të Arizonës njihet për metodat e tij disiplinore të diskutueshme, si vendosjen e të burgosurve në tenda në shkretëtirë, ku […]

Ish-sherifi i distriktit Maricopa të Arizonës njihet për metodat e tij disiplinore të diskutueshme, si vendosjen e të burgosurve në tenda në shkretëtirë, ku temperaturat shpesh arrinin mbi 37 gradë Celsius. Ai ishte paditur për keqtrajtimin e personave në paraburgim. Ai u akuzua se u jepte atyre ushqime të skaduara, u refuzonte kujdesin shëndetësor dhe i linte në qeli të mbipopulluara, ku temperaturat ishin të larta. Sherifi Arpaio u është përgjigjur akuzave ndaj tij, se burgjet ishin vende dënimi.

Falja e ish-sherifit Arpaio vjen më pak se një muaj pasi ai u dënua për mosbindje penale në një rast gjyqësor që përfshin praktikën e profilizimit racor të departamentit të tij.

Kjo është falja e parë për një të pandehur e presidentit Trump. Ai kishte lënë të kuptohet në një tubim më parë kësaj jave se do ta falte Arpaion, të cilin mbështetësit e kanë quajtur “sherifi më i ashpër i Amerikës”:

“Më lejoni të them disa gjëra rreth Donald Trump-it. 12 ose 13 muaj më parë, në këtë ndërtesë, qëndrova pranë tij dhe e mbështeta atë. Dhe nëse mbani mend unë thashë se instikti im thotë se ai do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara” – tha zoti Arpaio.

Në një deklaratë të premten vonë, Shtëpia e Bardhë tha se ish-sherifi 85 vjeçar ishte një kandidat i denjë për falje presidenciale.

Si sherif i distriktit Maricopa të Arizonës, Arpaio mbështeste masat e ashpra kundër emigracionit të paligjshëm. Muajin e kaluar, ai u dënua për shpërfillje të një urdhëri gjyqësor, sepse nuk pranoi të zbatonte një urdhër të vitit 2011 nga një gjykatës, për të ndaluar patrullimet e trafikut që kishin për qëllim identifikimin e emigrantëve të paligjshëm.

Disa nga kritikët e Arpaios kanë shprehur zhgënjim për vendimin e presidentit Trump.

Shoqata e Avokatëve Amerikanë, një organizatë kombëtare e avokatëve dhe profesionistëve të tjerë ligjorë, tha në një deklaratë se veprimi i presidentit dobëson besimin e publikut në sistemin ligjor amerikan./VOA/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?