Trump e trondit Serbinë: Planifikon t’ia shkurtojë ndihmat ekonomike 40% më pak se vitin e kaluar

Më herët Trump kishte paralajmëruar për t’i dhënë mbështetje të palëkundur Evropës Lindore por në fakt ekziston krejt një histori tjetër, shkruan agjenica nën titullin “Plani i buxhetit Trump është një lajm i keq për Evropën Lindore”. Edhe pse zv. Presidenti amerikan Mike Pence kohët e fundit e “vizitoi rajonin ish-komunist për të afirmuar mbështetjen […]
Edhe pse zv. Presidenti amerikan Mike Pence kohët e fundit e “vizitoi rajonin ish-komunist për të afirmuar mbështetjen kundër” spektrit “të agresionit rus”, Shtëpia e Bardhë aktualisht është “duke kërkuar shkurtime të mëdha financimi për aleatët e saj”, shkruan artikulli në fjalë.
Sipas kësaj, shkurtimet në buxhetin e Departamentit të Shtetit do të ulnin fondet për Evropën dhe Euroazinë me 336 milionë dollarë në 2018, krahasuar me atë që administrata e mëparshme amerikane kërkoi nga Kongresi i ShBA-së për vitin 2017.
Ndonëse nuk është e sigurt për të kaluar ky buxhet i planifikuar nga Trump, por kjo “dërgon një mesazh të fortë mbi prioritetet e tij”, tha Bloomberg, transmeton Periskopi.
Serbia është midis vendeve qw do tw marrw mw pak para nga ShBA deri nw 40% e destinuar për ndërtimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.
Administrata e Obamës kërkoi 23,4 milionë dollarë për Serbinë për këtë vit, për programet që synonin përmirësimin e trajnimit dhe edukimit ushtarak, luftën kundër trafikut të drogës, terrorizmit dhe financimin e fondeve për zhvillimin ekonomik.
Sipas Bloomberg, gati 45 për qind më pak u kërkua për 2018.
Shkurtimet, krahasuar me vitin e kaluar, do të ishin më drastike për Bullgarinë (pothuajse 80 për qind), e ndjekur nga Gjeorgjia, Estonia, Lituania, Letonia, Serbia, Mali i Zi dhe Ukraina, të cilat megjithatë do të kishin më pak rënie sesa vitin e kaluar.
Vlen të përmendet se administrata e Obamës kishte lënë 40 përqind më shumë fonde për programet në Serbi në vitin 2017 se në vitin 2016.
Vetëm në Ukrainë, ShBA-ja do të shpenzojë më shumë para, afro “50 milionë dollarë për pajisje” për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial./Periskopi/












