Trump: Amerika do t’i përgjigjet Koresë së Veriut me një zjarr që bota s’e ka parë kurrë

Presidenti Trump tha të martën se “Koreja e Veriut do të bënte mirë të mos ndërmerrte më kërcënime ndaj Shteteve të Bashkuara. Ata do të hasnin në një zjarr dhe furi të tillë, që bota nuk e ka parë ndonjëherë.” Duke iu refereruar udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Il, Presidenti Trump tha: “Ai është treguar tepër […]
Duke iu refereruar udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Il, Presidenti Trump tha: “Ai është treguar tepër kërcënues, përtej një deklarate normale, dhe siç thashë, ata do të hasin në zjarr dhe furi, sinqerisht me një fuqi që kjo botë nuk e ka parë kurrë më parë.”
Presidenti i bëri komentet si reagim ndaj një njoftimi të gazetës “Washington Post” dhe televizionit NBC News, ku thuhej se zyrtarët amerikanë të zbulimit vlerësojnë që Koreja e Veriut ka prodhuar me sukses një mbushje bërthamore në përmasa të vogla, e cila mund të montohet në raketat e saj.
Nëse është e vërtetë, kjo nënkupton se Koreja e Veriut ka kaluar një prag të rëndësishëm në rrugën për t’u bërë një fuqi e plotë bërthamore.
Mediat, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të zbulimit, thonë se analiza që arrin në një përfundim të tillë, është kryer muajin e kaluar nga Agjencia e Zbulimit të Mbrojtjes.
Zyrtarët e Agjencisë nuk pranuan të komentojnë. As zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar nuk ka komentuar.
Ndërkaq, ministria e mbrojtjes e Japonisë vlerësoi në një raport të martën se është e mundur që Koreja e Veriut të ketë arritu












