Tronditet Ksamili, 50-vjeçarin e vrasin brenda makinës në oborrin e shtëpisë

Një person është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në Ksamil. Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Baxho”, rreth orës 23.50 të së shtunës mbrëma. Nga verifikimi paraprak i policisë është konstatuar se brenda në automjetin tip “Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij, është gjetur i vrarë me armë zjarri nga persona […]

Një person është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në Ksamil.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Baxho”, rreth orës 23.50 të së shtunës mbrëma.

Nga verifikimi paraprak i policisë është konstatuar se brenda në automjetin tip “Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij, është gjetur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, Vangjel Çik., 50 vjeç, banues në Ksamil.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit.

Mësohet se viktima është babai i Dhimitër Çikos, i arrestuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit në 24 shtator 2016.

Dhimitër Çiko, akuzohet se bashkë me Albi Xhezairin i shpallur në kërkim dhe Amarildo Lamen, kanë vrarë Aleksandër Bardhin.

Ndërkohë më 12 dhjetor 2016, u vra edhe babai i Albi Xhezairit, Agron Xhezairi 53 vjeç.

Që të dyja këto krime, i mbrëmshmi dhe ai i dhjetorit të kaluar, dyshohet se kanë ndodhur për hakmarrje lidhur me vrasjen e Aleksandër Bardhit. /albeu.com/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?