Tronditëse: Mbyllet aerporti i Jemenit, mijëra njerëz vdesin nga mungesa e ndihmave që vijnë nga jashtë (Foto)

Të paktën 10,000 njerëz kanë vdekur në Jemen, si rezultat i kufizimit të hapësirës ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe mbylljes së aeroportit të Sanaa’s një vit më parë, tha Këshilli Norvegjez i Refugjatëve (NRC) duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë të Jemenit. Grupi i të drejtave u bashkua me 14 organizata të […]
Grupi i të drejtave u bashkua me 14 organizata të tjera ndihmuese që i kërkuan partive ndërluftuese në Jemen për të rihapur aeroportin kryesor të vendit të mërkurën, duke thënë se mbyllja njëvjeçare e aerportit pengonte rrjedhën e ndihmës dhe parandalonte ndihmën dhënë mijëra pacientëve për t’i bartur jashtë vendit për ndihmë mjekësore.
“Mohimi për të pasur qasje përmes aerportit të Jemenit ka bërë që mijëra jemenas të vdesin”, deklaroi Mutasim Hamdan, drejtori i QKR në Jemen.
“Pa qasje në udhëtime të sigurta, komerciale, jemenasit mbeten pa asnjë mënyrë për të hyrë në kujdesin kritik mjekësor”, tha Hamdan.
“Rezultati është shkatërrues. Mijëra gra, burra dhe fëmijë që mund të ishin shpëtuar, humbën jetën”, u shpreh ai.
Aeroporti Ndërkombëtar i Sanaa’s u mbyll më 9 gusht të vitit të kaluar “duke lënë shumë jemenas pa mjete të sigurta transportimi brenda ose jashtë vendit”, tha NRC.
Duke përmendur shifrat e OKB’së, QKR-ja vlerësoi se 7,000 jemenas shkuan jashtë Sanaas çdo vit për trajtim mjekësor para se të fillonte konflikti.
Tani, numri i njerëzve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor për t’iu shpëtuar jetën është rreth 20,000, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
QKR-ja tregoi historinë e Muhamedit, babai i të cilit kishte nevojë për trajtim urgjent jashtë vendit, por ai vdiq pasi udhëtoi për më shumë se 24 orë nëpërmjet rrugës në aeroportin Seiyun në Jemenin jugor.
“Mjekët thanë se ishte e rrezikshme për të që të udhëtonte në të gjithë rrugën dhe ai mund të vdiste në rrugë, por ky ishte opsioni ynë i vetëm”, citohet të ketë thënë Muhamedi në deklaratën e NRC.
“Duhej të kalonim shumë pikat e kontrollit, por udhëtimi ishte fatal për babanë tim”.
Përveç kësaj, rreth 10,000 njerëz janë vrarë në sulme të dhunshme dhe më shumë se tre milionë janë shpërngulur që nga fillimi i konfliktit, thuhet sipas OKB’së.
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite është akuzuar vazhdimisht për bllokimin e ndihmës ndaj Jemenit./Periskopi/














