Topalli godet Bashën: Pasi shite dhe vodhe partinë, je zhdukur

Topalli godet Bashën: Pasi shite dhe vodhe partinë, je zhdukur

  Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar menjëherë mbas komenteve që kreu i PD-së, Lulzim Basha, bëri ditën e sotme për raportin e ministrave teknikë. Përmes një postimi në Facebook, Topalli, thekson se çdo demokrat duhet të pyesë sot se ku është Lulzim Basha. Sipas saj objektivat e bashës ishin të qarta që në […]

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar menjëherë mbas komenteve që kreu i PD-së, Lulzim Basha, bëri ditën e sotme për raportin e ministrave teknikë.

Përmes një postimi në Facebook, Topalli, thekson se çdo demokrat duhet të pyesë sot se ku është Lulzim Basha.

Sipas saj objektivat e bashës ishin të qarta që në fillim, ai nuk do të futej në zgjedhje nëse nuk do të kishte të sigurtë fitoren ose Pazar në mes, dhe kështu ndodhi.

Ndërsa deklaron se Basha ka vjedhur karrigen e kryetarit të PD-së me anë të manipulimeve që bëri në zgjedhje, shkruan syri.net.

Ja statusi i Topallit:

Ka Disa jave qe askush nuk din ku eshte Lulzim Basha. Gjeja duket eshte shume sekrete.

Por sot edhe pse prap me pushime, ai u shfaq ne fcb duke komentuar raportin per zgjedhjet te ministrave te tij teknike.

Une nuk kam nevoje te lexoj raporte teknikesh, sepse kam bindjen se ne zgjedhjet e fundit politike, jo punesimet por parate e droges kane blere edhe vota.

Por po ashtu di qe kjo nuk permbys rezultatin skandaloz te Bashes me 25 qershor.

Kisha kuptuar prej kohesh se ai nuk kishte ndonje preokupim te madh per kauzen e zgjedhjeve, ndaj gjate 4 viteve te shkuara , bashke me disa kolege i perseritnim dhe sugjeronim qe te mendonte seriozish per te, por ne fakt vetem mihnim ne uje.

Natyrisht ai e kishte nje plan ne koke.

I vetmi koncept qe ai ka ishte: ose te mos hynte ne zgjedhje nese nuk ishte fitorja e garantuar ose Pazari.

Me kete gje ne krye, ai hyri ne cader ne fillim duke kerkuar doren e Metes dhe doli nga çadra duke rrokur Ramen.

Pas 18 majit nuk pat asnje fjale , asnje shqetesim dhe asnje vrejtje per zgjedhjet.

Ne fushate asnje fjale kundra Rames, dhe asnje fjali per blerje votash.

Pas 25 qershorit asnje ankese, asnje fakt, asnje prove nuk dorezoi as ne KQZ dhe as tjeterkund.

Antaret e opozites ne KQZ votuan unanimisht rezultatin e 25 qershorit.

Ne asnje qender votimi, ne asnje zone elektorale nuk pat asnje shenim , asnje vrejtje nga anetaret ( numruesit) e opozites.

Perkundrazi, LB dhr ER permes te besuarve te tyre kishin urdheruar Administraten zgjedhore qe te mos kishte asnje debat dhe asnje kundershti mes tyre. Me urdher nga dyshja Rama- Basha ata duhej te votonin me unanimitet. Dhe ashtu u be.

Rama mori me shume nga cfare mendonte dhe basha me pak nga cfare kishte llogaritur.

74 mandatet e Rames hodhen ne ere projektin per te bashkeqeverisur, por Lulzim Basha qendroi deri ne fund me shprese se Rama do e fuste ne qeverii.

Deri ketu s ka asgje qe nuk dihet.

Shitja e opozites eshte njera ane e Bashes .Ana tjeter eshte manipulimi i zgjedhjeve vete brenda PD prej tij.Ndaj dhe ndoshta do kishte qene ma mire qe edhe sot te pushonte.

Lulzim Basha ka vjedhur karrigen e kryetarit te PD permes manipulimit te pjesemarrjes se antaresise se PD me 22 Korrik. Me 22 korrik mbi 70% e antaresise se PD kane bojkotuar Bashen sepse kane kuptuar se ai i kishte shitur interesat e demokrateve dhe te vendit.

Dhe kjo jo me fletrrufe si te teknikeve te Lulit, por me prova , fakte e video.

Manipulimi ishte aq i madh sa u be dhe qesharak. Sipas vete shifrave te tij i binte qe me 22 korrik te kishin votuar per 12 ore rresht pa nderprerje cdo 18 sekonda nga nje democrat.

Shkodranet thonin se Luli e mbajti premtimin . Me 22 korrik ai realizoi votim elektronik.

Ne fakt me ate shpejtesi i binte votim supesonik, si ata qe vetem luli din t’ i beje.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?