Tmerrohen serbët: Në mes të Beogradit me bluzën ‘Autochthonous’ (Foto)

Një skenë e pabesueshme është kapur në një lokal në qendër të Beogradit në një fotografi. Fotoja tregon qartë një djalë që rri ulur në banak, me një bluzë në të cilën është vizatuar harta e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan sot portali serb Telegraf. “Sot isha i detyruar të regjistroj këtë skenë … pa dashur […]
Një skenë e pabesueshme është kapur në një lokal në qendër të Beogradit në një fotografi.
Fotoja tregon qartë një djalë që rri ulur në banak, me një bluzë në të cilën është vizatuar harta e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan sot portali serb Telegraf.
“Sot isha i detyruar të regjistroj këtë skenë … pa dashur të polemizoj rreth asaj se sa shqetësuese mund të duket kjo, do të parashtroj një pyetje se çfarë do të ndodhte sikur se një djalë serb do të kishte veshur në Tiranë një këmishë me një hartë të “Serbisë së Madhe?”. Më shqetësuese është indoktrinimi i fëmijëve në një moshë të re”, shkroi Leo Pajkiç. biri i Isidora Bjelica (shkrimtare dhe fytyrë publike) në përshkrimin e fotos.
Lexo edhe: Shkrimtari shqiptar nominohet për çmimin Europian të Letërsisë
Edhe në komentet që janë shkruar më poshtë, përdoruesit e rrjeteve sociale po pyesin të njëjtën gjë.
“Abuzimi klasik i fëmijëve! Ky djalë ndoshta nuk e ka idenë se çfarë ka veshur, ose çfarë do të thotë ajo hartë në këmishën e tij? Për prindërit e tij padyshim se më e rëndësishme është që të provokojnë serbët në mes të kryeqytetit serb, sesa skenari ogurzi që mund t’i ndodhë fëmijës”, është vetëm një prej komenteve.













