Tkurrja e ISIS-it po kthen në shtëpi luftëtarët

Tkurrja e ISIS-it po kthen në shtëpi luftëtarët

Ndërsa kërkimi i antarëve të mbetur të celulës marokene, përgjegjëse për sulmet terroriste në Spanjë vazhdon, vëmendja tani po spostohet ngadalë tek qindra xhihadistët e kthyer përmes ngushticës së Gjibraltarit, kontigjent që shton kërcënimin në dyert e Europës. Rreth 1.000 xhihadistë mendohet të kenë marrë rrugën e kthimit në Marok e Tunizi, pas shembjes së […]

Ndërsa kërkimi i antarëve të mbetur të celulës marokene, përgjegjëse për sulmet terroriste në Spanjë vazhdon, vëmendja tani po spostohet ngadalë tek qindra xhihadistët e kthyer përmes ngushticës së Gjibraltarit, kontigjent që shton kërcënimin në dyert e Europës.

Rreth 1.000 xhihadistë mendohet të kenë marrë rrugën e kthimit në Marok e Tunizi, pas shembjes së Kalifatit Islamik.
Nga maroku  ishin 6 prej 12 terroristëve që organizuan sulmet në Katalonjë.

Vetëm një ish lider i krahut operacional të grupit të dhunshëm ekstremist e ka pranuar se eksodi i luftëtarëve të ISIS-it përfshin militantë të zemëruar nga statusi i tyre në Europë.

Tokat e kontrolluara prej ISIS-it rrudhën për javë dhe disa prej ithtarëve të grupit janë duke e transportuar zemërimin në vendet e tyre të lindjes, transmeton tch.

Afërsia e Marokut me Spanjën ndihmon në ndërmarrjen e  sulmeve apo edhe infiltrimin e mëtejshëm në kontinentin e vjetër.

Në kulmin e fuqisë së ISIS-it, 1.600 marokenë besohet të kenë udhëtuar drejt Irakut e Sirisë, çka i bën ata, njërin prej grupeve më të mëdha të shtetasve të huaj në Kalifatin e tkurrur me aq shpejtësi.

Gati gjysma e këtyre njerëzve llogaritet të jenë vrarë. Afrika e Veriut, prej kohësh një terren pjellor i ekstremizmit, tani shihet çdo ditë e më shumë si platformë lëshimi për sulmet  drejt Europës, një formë shpagimi kjo ndaj humbjes së tokës dhe luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Ish lideri i ISIS-it, i tërhequr në 2015-ën, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, rrëfen se ka pasur kontakte me shumë marokenë të radikalizuar që përpara bashkimit me ISIS-in.

Më të pakënaqurit, sipas tij, janë ata që kanë jetuar në Francë. Sensi i luftës së klasave në shoqëri të perceptuara si jomikpritëse ka qenë element i përbashkët i shumë burrave dhe djemve të nisur drejt Afrikës së Veriut, për t’u bashkuar me ISIS-in.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?