Tinejxherja zvoglon vlerën e faturës së blerjes, arsyeja është e dhimbshme (Foto)

Një tinejxhere ka bërë një gjest shumë të mirë për prindërit e saj. Ajo prej se ka filluar të bëjë pazaret ua ka zvogluar koston e faturës, për 6,200 dollarë. E krejt kjo ka ndodhur pas klasifikimit, gjegjësisht përgaditjes së ushqimit për nënën e saj e cila është diagnostifikuar me kancer. Lauren Mudie, 19 vjeçare […]
Një tinejxhere ka bërë një gjest shumë të mirë për prindërit e saj. Ajo prej se ka filluar të bëjë pazaret ua ka zvogluar koston e faturës, për 6,200 dollarë. E krejt kjo ka ndodhur pas klasifikimit, gjegjësisht përgaditjes së ushqimit për nënën e saj e cila është diagnostifikuar me kancer.
Lauren Mudie, 19 vjeçare nga Cambridge, ka filluar të përgadis ushqim për prindërit e saj qysh nga mosha 15, atëkohë kur nëna e saj u sëmur me kancer të gjakut, Non-Hodkin Lymphoma, shkruan Dailymail, përcjell Periskopi.
Pas blerjes së mishit, patateve dhe 20 kuti me oriz, ajo po menaxhon në mënyrë të përsosur të ardhurat e prindërve, gjegjësishtë zvoglimit të faturës, prej 200 dollarë në javë në vetëm 80. E me gjërat e blera dhe këtë shumë të parave ajo po ushqen katër deri në nëntë veta.
Me këtë shumë ajo po ushqen vëllanë , prindërit e saj që janë prindër kujdestarë Theresa 60 dhe Neil 52 dhe katër fëmijë të tjerë të birësuar.
E lidhur me faturën e ushqimit dhe llojet ajo ka filluar një kampanjë në Facebook.
“Këshilla ime për çdokënd është që shikon të kursejë para, është vakti i ushqimit para se të mësyjnë supermarketeve. Nëse shkoni pa pasur një plan të vakteve, atëherë do të shpenzoni para pa limit”, ka shkruar ajo.















