Thellohet bashkëpunimi shqiptaro-serb, krijohet edhe Oda Ekonomike Shqiptaro – Serbe

Thellohet bashkëpunimi shqiptaro-serb, krijohet edhe Oda Ekonomike Shqiptaro – Serbe

 Durrës – Presidenti i Dhomës Serbe të Tregtisë Marko Çadezh thotë se bashkëpunimi ekonomik në mes Shqipërisë dhe Serbisë po shënon rritje. Në nëntor pritet të mbahet kuvendi i parë i Odës Ekonomike Shqiptaro-Serbe. Sipas Çadezh, rritja mund të matet me rritjen e numrit të anëtarëve të dhomave dypalëshe të tregtisë, bashkëpunimit në mes bizneseve […]

Sipas Çadezh, rritja mund të matet me rritjen e numrit të anëtarëve të dhomave dypalëshe të tregtisë, bashkëpunimit në mes bizneseve dhe formimit të ndërmarrjeve të përbashkëta.

“Në vit e gjysmë, prej kur është mbajtur takimi i madh në Nish, prej atëherë nuk ka muaj që nuk takohemi me ndonjë delegacion biznesmenësh në Tiranë, apo me kolegët tanë nga Shqipëria në Serbi,” tha për gazetarët Çadezh në Durrës, gjatë takimit një ditor të gjashtës së Ballkanit Perëndimor.

Çadezh me këtë rast njoftoi se në nëntor një delegacion i madh i biznesmenëve serbë do të marrë pjesë në Panairin Tregtar në Tiranë, ku edhe do të mbahet kuvendi i parë i Odës Dypalëshe Ekonomike Shqiptaro – Serbe.

“Ne tashmë kemi një numër të konsideruar të anëtarëve të cilët kanë nënshkruar, dhe raportohet se plotë të tjerë janë të interesuar që të anëtarësohen në Odat E Përziera Tregtare shqiptaro-serbe. Ne rezultatet tona i masim me shifra, dhe po shohim që ka një rritje të vazhdueshme të shkëmbimeve tregtare në mes të Shqipërisë dhe Serbisë”, ka shtuar Çadezh duke vënë në dukje se tregtia është vetëm fillimi i një bashkëpunimi më të madh që duhet të ndodh në të ardhmen.

“Ka nisur edhe formimi i ndërmarrjeve të përbashkëta shqiptaro-serbe. Një e tillë është themeluar kohët e fundit në Tiranë, në mes të” Milanovic Inginering”dhe “Grupi Delia” nga Shqipëria që kanë të bëjnë me projektet e trajtimit të ujërave të zeza, pompa dhe projekte të ujit,” tregon Çadezh.

Ai tha se ka edhe projekte të tjera të mëdha të përbashkëta, ndër të cilat është shembulli i një korporatë të madhe shqiptare dhe ndërmarrjeve serbe që janë në proces të hapjes së një biznesi të madh të shpërndarjes së produkteve në Shqipëri. “Këto janë gjëra konkrete dhe të kontraktuara “, përfundoi Çadezh./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?