Thatësira dëmton kulturat bujqësore në Kosovë

Thatësira dëmton kulturat bujqësore në Kosovë

Temperatura e larta dhe thatësira, që kanë përfshirë Kosovën, kanë shkaktuar dëme të mëdha në rendimentet e kulturave bujqësore, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat në Kosovë kanë arritur deri në 38 gradë. Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore […]

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat në Kosovë kanë arritur deri në 38 gradë.

Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isuf Cikaqi, thotë se temperaturat e larta gjatë muajit korrik, dhe në këtë muaj, kanë ndikuar dhe penguar zhvillimin e kulturave bujqësore.

Megjithatë, sipas tij, në disa kultura bujqësore të cilat kanë përfunduar fazën e vegjetacionit, në kohën e vjeljes nuk ka pasur ndikim negativ.

“Ndikim negativ më tepër presim te ato kultura bujqësore që janë duke u kultivuar dhe nuk janë në sistemin e ujitjes. Ato parcela bujqësore që janë duke u kultivuar, e që janë nën sistemin e ujitjes, qoftë nga kompanitë e ujitjes ose nga fermerët në mënyrë vetanake, do të kalojnë më mirë dhe dëmet do të jenë më të vogla”, thotë Cikaqi.

Ndikimi i temperaturave të larta në përgjithësi, sipas ekspertit të bujqësisë Imer Rusinovci redukton prodhimin bujqësor, në veçanti kulturat pranverore, siç është misri, kultura të cilat domosdoshmërish gjatë korrikut dhe gushtit kërkojnë ujitje.

“Thatësira është armiku numër një i reduktimit të prodhimit bujqësor dhe kjo u manifestua pjesërisht edhe te kulturat e grurit, ku u paraqit vala e të nxehtit, e cila në masë diku prej 20 deri në 30 për qind reduktoi prodhimin e grurit, dukuri kjo që manifestuar edhe në prodhimin përfundimtar të kësaj kulture”.

“Është një nga vitet e ralla që në Kosovë realizohen prodhimtari më e ulët e grurit, krahasuar me vitet paraprake”, thekson Rusinovci.

Ai shton se rendimentet e ulëta të kulturave bujqësore, do të bëjnë vendin që të varet nga kontingjentet e mëdha të importeve.

Temperaturat e larta dhe thatësira, edhe sipas kryetarit të Federatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, kanë shkaktuar dëme të mëdha në rendimentet e grurit.

“Sidomos tek misri kemi krizë dhe e ka pësuar dëme të mëdha, dhe deri më tani ka ndikuar 60 për qind në uljen e rendimenteve. Vetëm ato parcela që kanë pasur mundësi të ujitjen nuk kanë pësuar shumë. Mungesa e lagështisë tek kulturat bujqësor, përveç uljes së rendimenteve, ndikon edhe në cilësinë e produkteve bujqësore”, thotë Tahiri.

Të dhënat për dëmet që janë shkaktuar nga temperaturat e larta dhe thatësira do të bëhen të ditur në fillim të muajit shtator, thotë Isuf Cikaqi, dhe sipas tij, pastaj do të shikohet edhe mundësia e pjesshme e kompensimit e fermerëve të cilët kanë pësuar nga fatkeqësitë natyrore.

“Për fat jo të mirë ,krejt çka është e ndarë me buxhet për këtë çështje, pra dëmet nga fatkeqësitë natyrore, janë 500 mijë euro, ndërsa ne deri në gjysmë e verës kemi pasur raporte nga drejtorit komunale për bujqësi, se vlera e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore të të gjitha natyrave është 13 milionë euro”.

“Nëse i fusim edhe raportet tjera që do të vinë, deri në fund të vitit kjo shumë do të rritet, por, do të shikohen mundësitë për sigurimin e ndonjë fondi tjetër”, thekson Cikaqi.

Sipërfaqja e përgjithshme në Kosovë është mbi 10,908 km katrorë, kurse 53 për qind e tokës është bujqësore. Ndërkaq, nga 1.9 milion banorë, 61 për qind prej tyre jetojnë në zonat rurale.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?