Thaçi përfundon takimin me Vuçiq: Ja për çfarë folëm

Thaçi përfundon takimin me Vuçiq: Ja për çfarë folëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot kanë mbajtur takim në Bruksel, raporton “Zeri.info”. Ky takim është thirru nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini. Pas këtij takimi, presidenti Thaçi tregoi se çfarë diskutuan në këtë takim. “Falënderoj Mogherinin që na mundësoi këtë takim me presidentin e Serbisë për […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot kanë mbajtur takim në Bruksel, raporton “Zeri.info”.

Ky takim është thirru nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Pas këtij takimi, presidenti Thaçi tregoi se çfarë diskutuan në këtë takim.

“Falënderoj Mogherinin që na mundësoi këtë takim me presidentin e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Ka qenë një takim korrekt ku kemi diskutuar për hapat e mëtutjeshme për fillimin e një dialogu të ri në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve fqinje. Kosova edhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Thaçi, ndër të tjerash.

Ai po ashtu ka deklaruar se shpreson se së shpejti që të dyja shtet Kosova dhe Serbia do të arrijnë një marrëveshje mirëpo, nuk ka treguar se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë por që sipas tij, ky dialog po kalon në një fazë të re.

“…Dhe shpresoj që në të ardhmen do të arrijmë një marrëveshje  Jemi dy shtete të pavarura dhe sovrane kemi nevojë për komunikim dhe kemi nevojë për një marrëveshje përmbyllëse… Kjo fazë e re e dialogut që e kemi deklaruar edhe më herët është e nevojshme që të fillojë sa më shpejt që është e mundur dhe jetë e kritereve evropiane. Në këtë fazë kemi besim të plotë që duhet të jetë një unitet i qëndrueshëm në unitet me Bashkimin Evropian dhe mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do të diskutojmë për çështje që anë mbetur të hapura dhe që kanë nevojë të mbyllen një herë e përgjithmonë dhe të arrijmë marrëveshjen e përmbylljes… Sot mes Kosovës dhe Serbisë kemi një komunikim më normal që kemi pasur më herët dhe tash në duhet një marrëveshje që të ecim më shpejt përpara”, ka deklaruar Thaçi, transmeton “Zeri.info”.

Ai po ashtu ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, do të nënkupton paqe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Thaçi po ashtu pas këtij takimi deklaroi se shpreson që të ketë takime më të shpeshta me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.

“Marrëveshja Kosovë-Serbi nënkupton paqe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shpresojë që në të ardhmen e afërt të themelohen institucionet dhe Qeveria të funksionalizohet dhe institucionet edhe të arrihet marrëveshja finale që nevojitet për shtetndërtimin e Kosovës. Shpresoj të kemi takime më të shpeshta me Vuçiqin në mënyrë që të vazhdojmë këtë marrëdhënie”, tha Thaçi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?