Thaçi ka fjalë të mëdha për Majlinda Kelmendin

Majlinda Kelmendi është shpallur xhudistja më e mirë në botë për ciklin olimpik 2012-2016, në galambrëmjen që është mbajtur mbrëmë në Hungari. Krenaria e Kosovës ka marr çmimin prestigjioz “Best Female Judoka Today” (Xhudistja më e mirë e sotme), i cili jepet nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Këtij lajmi i është gëzuar edhe i pari […]
Majlinda Kelmendi është shpallur xhudistja më e mirë në botë për ciklin olimpik 2012-2016, në galambrëmjen që është mbajtur mbrëmë në Hungari.
Krenaria e Kosovës ka marr çmimin prestigjioz “Best Female Judoka Today” (Xhudistja më e mirë e sotme), i cili jepet nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Këtij lajmi i është gëzuar edhe i pari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili përmes një statusi ka uruar atë, shkruan Periskopi.
“Majlinda Kelmendi, si askush tjetër, personifikon ëndrrën, suksesin dhe krenarinë e popullit dhe të shtetit të Kosovës. Triumfet e Majlindës janë fitore të mëdha për shtetin tonë të ri”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe Majlinda është dy herë kampione botërore, dy herë evropiane dhe njëherë kampion
Statusi i plotë i presidentit Hashim Thaçit në Facebook:
Majlinda Kelmendi, si askush tjetër, personifikon ëndrrën, suksesin dhe krenarinë e popullit dhe të shtetit të Kosovës.
Prandaj, edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos, pa hezitim, e shpalli Majlindën si xhudistën më të mirë në botë.
Triumfet e Majlindës janë fitore të mëdha për shtetin tonë të ri. HTH.












