Tërheqja e Ramush Haradinajt shihet si zgjidhje e krizës politike

Tërheqja e Ramush Haradinajt shihet si zgjidhje e krizës politike

Pas përfundimit të seancës së 24 gushtit partitë politike u shprehen të gatshme të ulen të bisedojnë për ta gjetur një zgjedhje që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. I pyetur se a është i gatshëm të heqë dorë nga pretendimi për postin e Kryeministrit për një qeveri gjithëpërfshirëse dhe të mos vazhdojë […]

I pyetur se a është i gatshëm të heqë dorë nga pretendimi për postin e Kryeministrit për një qeveri gjithëpërfshirëse dhe të mos vazhdojë edhe më tutje bllokimi i institucioneve, Ramush Haradinaj tha se kryeministrin e zgjedhë populli.

Lidhur me këtë analistët kanë thënë se për të mirën e Kosovës, Haradinaj do të duhej të hiqte dorë nga nominimi për Kryeministër.

Një prej njohësve të zhvillimeve politike që mendon kështu është Haki Abazi.

“Unë jam i bindur që zoti Haradinaj do të ulet të bisedojë për një qeveri të Unitetit Nacional për të nxjerrë një kompromis që lejon ndërtimin e institucioneve me fuqi vendimmarrëse. Besoj që edhe ka ardhur koha që një gjë e tille të bëhet ose të shkohet në zgjedhje të reja”, ka thënë Abazi.

Ai tregoi edhe si, sipas tij, duhet të jetë një qeveri gjithëpërfshirëse me njerëz të pa korruptuar.

“Qeveria e Uniteti Nacional duhet të jetë gjithëpërfshirëse me ekspertë dhe njerëz të pa korruptuar dhe që ka në agjenda reforma të thella në të gjitha sferat qeverisëse, por posaçërisht për të larguar mundësinë e sabotimit të Listës Srpska në shtetndërtimin dhe avancimin e integrimit euroatlantik”, deklaron ai.

Ndërsa analisti Dardan Islam, është i mendimit se LDK ka gjasa t’i bashkohet PAN-it.

“Deri në afatin e fundit ka gjasa që të bindet LDK, e nëse jo shkohet në zgjedhje, nga të cilat nuk pres shumë po që se nuk kanë një marrëveshje paraprake, ajo që ju mungon edhe ketë here! Unë besoj se Ramush Haradinaj nuk është problemi i kësaj nyjeje – këtu është LDK ajo që do ta ndihmojë apo do ta dëmtojë me të vërtet procesin! Na mbetet te shohim se çka do të vendosë LDK”, tha Islami.

Edhe për analistin Mazllum Baraliu, heqja dorë e Haradinajt varet prej bindjeve të tij.

“Haradinaj po thotë që nuk heq dorë, pasi që sipas tij ata kanë marrë mandatarin nga zgjedhësit e tyre, edhe pse nuk është shumica e mjaftuar ai ka deklaruar se është pro një qeverisje gjithëpërfshirëse, por nëse heq dorë varet prej bindjeve tij,” tha analisti Baraliu.

Sipas tij, në situatën që është Kosova do të duhet të mbizotëronte arti i së mundshmes dhe për ta gjetur një zgjedhje eksponentët e partive politike duhet të ulën dhe të bisedojnë  se si mund të dalim nga kriza, shkruan arbresh.info.

Baraliu tha se është i habitur se si politikanët më shumë i dedikohen pushtetit se sa shtetin dhe për këtë po kontribuojnë për thellimin e krizës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?