Temperaturat rekord, ja faji i kujt

Temperaturat rekord, ja faji i kujt

“New York Times” ka siguruar një kopje të rezervuar të një raporti shkencor, që lëshon alarmin mbi efektet në zhvillim të ndryshimeve klimatike. “Provat e ndryshimeve klimatike janë të shumta, nga pjesa e sipërme e atmosferës e deri te thellësitë e oqeanit”, shpjegon raporti. Bëhet fjalë për një relacion të hartuar këtë vit dhe të […]

“Provat e ndryshimeve klimatike janë të shumta, nga pjesa e sipërme e atmosferës e deri te thellësitë e oqeanit”, shpjegon raporti.

Bëhet fjalë për një relacion të hartuar këtë vit dhe të redaktuar nga shkencëtarë që u përkasin 13 agjencive federale. Dosja është pjesë e vlerësimit kombëtar të klimës, kërkuar nga Kongresi amerikan çdo 4 vite.

Në të njëjtën kohë është një shuplakë për teoritë e presidentit Trump dhe administratës së tij, që renditen përkrah skeptikëve. Sipas raportit, në SHBA, pasojat e mbinxehjes globale janë të dukshme dhe rritja e temperaturave e regjistruar 60 vitet e fundit ka ardhur si pasojë e veprimeve të njerëzve, shkruan Top Channel.

Nga viti 1880 deri në 2015-n, temperaturat janë rritur me 1.6 gradë, e shkaqet janë të lidhura me sjelljen e njerëzve. Nga viti 1980 situata është përkeqësuar me një rritje dramatike temperaturash, që ka sjellë edhe motin më të nxehtë në 1.500 vitet e fundit.

“Ka prova që tregojnë se aktiviteti njerëzor, veçanërisht emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serë, janë përgjegjësit kryesorë për ndryshimet klimatike të epokës industriale. Nuk ka shpjegime të tjera alternative, nuk bëhet fjalë për cikle natyrore që mund të shpjegojnë këto ndryshime klimatike”.

Por tani, komuniteti shkencor amerikan është në alarm maksimal, kjo edhe për faktin se presidenti Trump, apo funksionarë të administratës së tij, mund të tentojnë të rrëzojnë studimin që duhet ende të miratohet.

Vet presidenti ka refuzuar gjithnjë të shprehet, nëse beson apo jo në përgjegjësinë e njeriut për ndryshimet klimatike dhe Shtëpia e Bardhë ka qenë gjithnjë shumë skeptike kur ka folur për klimën.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?