Telegrafi britanik jep version tjetër për vrasjen e serbit: Shqiptari ishte me tri femra serbe, pastaj filloi zënka

Telegrafi britanik jep version tjetër për vrasjen e serbit: Shqiptari ishte me tri femra serbe, pastaj filloi zënka

Megjithëse mediat serbe kishin raportuar se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ishte në shoqëri me një grua kur vrau serbin Perica Gavriloviq në Vjenë të Austrisë, telegrafi britanik ka raportuar se shqiptari ishte në shoqëri të tri vajzave serbe. 37-vjeçari Perica Gavrilovic është i lindur në Belacerkë të Serbisë dhe jeta e […]

Megjithëse mediat serbe kishin raportuar se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ishte në shoqëri me një grua kur vrau serbin Perica Gavriloviq në Vjenë të Austrisë, telegrafi britanik ka raportuar se shqiptari ishte në shoqëri të tri vajzave serbe.

37-vjeçari Perica Gavrilovic është i lindur në Belacerkë të Serbisë dhe jeta e tij përfundoi të shtunën e kaluar, në orët e hershme të mëngjesit, shkruan Periskopi.

Telegrafi britanik raporton po ashtu se shqiptari, pasi që vrau serbin ka ikur drejt Kosovës, duke u bazuar në fjalët e shokëve të tij në Vjenë.

Siç raporton telegrafi britanik, Gavriloviq me shokun e tij Almir M., 28-vjeç, iu afruan shqiptarit me tri femrat serbe, në një klub nate në Vjenë, duke pyetur tri femrat se përse shoqërohen me një njeri të dyshimtë, duke iu referuar shqiptarit.

Shqiptari A.S më pas thuhet të jetë hedhur në sulm, duke e goditur me thikë në zemër Gavriloviqin, shkruan Periskopi.

Raportohet po ashtu se Perica Gavriloviq disa herë kishte hyrë në konflikte fizike me shqiptarët, për arsye banale.

Pasi që festa kishte përfunduar, në agim, Perica e Almiri kishin dalë nga lokali, ku po i priste shqiptari bashkë me tri femrat serbe.

Sipas informacioneve, thuhet se Perica kishte problem me tri femrat serbe pse rrinin me shqiptarin.

“Keni gjithë ata meshkuj përreth dhe ju harxhoni kohë me disa shqiptarë të dyshimtë”, thuhet të ketë thënë ai. Pas kësaj, shqiptari kishte nxjerrë thikën duke vrarë në Pericën dhe duke plagosur në bark Almirin. /Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?