Teksasi goditet nga uragani Harvey, regjistrohet viktima e parë (Foto)

Teksasi goditet nga uragani Harvey, regjistrohet viktima e parë (Foto)

Uragani Harvey preku tokën në juglindje të Teksasit, në qytetin Rockport, të shtunën herët, duke përplasur erëra të forta dhe shi të rrëmbyer në qindra kilometra vijë bregdetare. Sipas autoriteteve, një person ka humbur jetën nga stuhia. Harvey u tha se është stuhia më e ashpër që godet Shtetet e Bashkuara në më shumë se […]

Uragani Harvey preku tokën në juglindje të Teksasit, në qytetin Rockport, të shtunën herët, duke përplasur erëra të forta dhe shi të rrëmbyer në qindra kilometra vijë bregdetare. Sipas autoriteteve, një person ka humbur jetën nga stuhia.

Harvey u tha se është stuhia më e ashpër që godet Shtetet e Bashkuara në më shumë se një dekadë – me erëra prej 209 km në orë.

Stuhia u dobësua gradualisht, dhe pasditen e shtunës, nga uragan, u shndërrua në një stuhi tropikale. Por zyrtarët e Teksasit thanë se ende ka shqetësime për mundësinë e vërshimeve.

Governatori i shtetit, Greg Abbott, tha se “vërshimet dramatike” vazhdojnë të jenë shqetësim për zyrtarët, pasi shirat e rrëmbyer kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së shtunë. Në disa zona ranë 50 centimetra shi.

Ndërsa Harvey u afrua, dhjetëra mijëra banorë të Teksasit u larguan nga brigjet, për të shmangur stuhinë kërcënuese.

Dje, presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër federal për fatkeqësi natyrore për Teksasin.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e quajti Harvey-n një stuhi kërcënuese për jetën.

Stuhia parashikohet se po lëviz nëpër një brez të gjerë 600 kilometrash të bregdetit të Teksasit.

Kryetari i Bashkisë i Rokportit tha në një intervistë televizive se uragani ka shkaktuar shkatërrime masive të shkollave, bizneseve dhe shtëpive.

Të shtunën në mëngjes rreth 300,000 banorë të zonës ishin pa drita për shkak të stuhisë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?