Bahtiri: Sot vendoset nëse Pacolli kandidon për Prishtinën

Bahtiri: Sot vendoset nëse Pacolli kandidon për Prishtinën

Nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri thotë se deri në mbrëmje do të vendoset nëse do të jetë ose jo Pacolli në garën e Kryeqytetit. Zyrtari i Aleancës Kosova e Re (AKR) Agim Bahtiri ka sqaruar se ende nuk është vendosur për kandidatin që ata do ta nxjerrin për Prishtinën. Bën të ditur se e gjithë […]

Zyrtari i Aleancës Kosova e Re (AKR) Agim Bahtiri ka sqaruar se ende nuk është vendosur për kandidatin që ata do ta nxjerrin për Prishtinën.

Bën të ditur se e gjithë kryesia dhe degët e AKR-së e kanë propozuar kreun e tyre Behgjet Pacollin që t’i hyjë garës për zgjedhjet lokale. Por shpjegon se po e presin liderin e tyre ta thotë fjalën e fundit.

“E gjithë kryesia, anëtarësia dhe degët e AKR-së kanë propozuar që në garën për Prishtinë të jetë z Pacolli. Presim që ai të reflektoj pozitivisht” është shprehur Bahtiri për Express, derisa ka shtuar se beson që 90 për qind, Behgjet Pacolli nuk do të kandidojë.

Në garën që do të zhvillohet për Prishtinën tashmë janë emrat që do ta sfidojnë kreun aktual të kësaj Komune Shpend Ahmeti.

Arban Abrashi nga LDK, Arbë Vllahiu nga AAK, Lirak Çelaj nga PDK, Shyqeri Bytyqi nga Nisma si dhe Rifat Deri nga Alternativa, ia kanë mësyrë postit të të parit në këtë komunë, derisa për Pacollin pritet të vendoset sot. Vendimi i takon vetëm atij.

Bahtiri ka thënë se sot merret vesh nëse do të jetë ose jo Pacolli. “Pra kemi edhe një takim të kryesisë së AKR-së dhe deri në ora 20:00 kemi afat që ta publikojmë kandidatin”, ka shtuar ai.

Në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 22 tetor, pothuajse të gjitha partitë politike kanë kandiduar kandidatët e tyre për kryetarë ndërsa priten gara interesante në të gjitha komunat e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?