‘Të fuqishmit’ e PDK-së në Drenas kundërshtojnë ashpër kandidimin e Lladrovcit për kryetar

Rikandidimi i Ramiz Lladrovcit për kryetar të komunës së Drenasit nga PDK, ka ngjallur shumë pakënaqësi nga anëtarë të kësaj partie. Deputeti, Bislim Zogaj konsideron se Lladrovci nuk po i bënë nderë Drenasit me udhëheqjen e tij. Madje sipas tij, ai veçse i ka humbur imazhin Partisë Demokratike të Kosovës. “Nuk ka qenë dëshirë e […]
Madje sipas tij, ai veçse i ka humbur imazhin Partisë Demokratike të Kosovës.
“Nuk ka qenë dëshirë e imja që të jem kryetar i Komunës së Drenasit, por ka qenë ofertë për këtë komunë sepse e kanë llogaritë që Ramiz Lladrovci nuk është duke i bërë nderë me pozitën që është duke menaxhuar në Drenas. Prandaj, kjo ka qenë ofertë e imja që të punohet për qytetarin e Drenasit dhe të njejtën kohë t’i kthehet imazhi PDK-së të cilën ia ka humbur Lladrovci me qeverisjen e tij.”, ka thënë Zogaj në një bisedë për Indeksonline.
Zogaj, thotë se nuk do të përkrahë Lladrovcin gjatë fushatës, porse njëkohësit nuk e ka ndërmend të largohet nga PDK.
“Unë jam anëtar i PDK-së dhe do ta mbështesë maksimalisht listën e PDK-së. Kurse sa i përket fushatës së Ramiz Lladrovcit unë nuk do të jem pjesë e asaj fushate. Të njëjtën kohë nuk mendojë që të lëvizë nga partia, sepse kam qenë që nga fillimi anëtar i PDK-së dhe do të vazhdojë të jem derisa të ekzistojë PDK”, ka shtuar Zogaj.
Kandidat potencial për të udhëhequr komunën e Drenasit përveç Lladrovcit ishte edhe Naim Bazaj. Ai thotë se rikandidimi i Lladrovcit për këtë komunë është fyerje për qytetarët e Drenasit.
“Rikandidimi i tij që është përcaktuar nga z.Kadri Veseli ka qenë një fyerje për Drenasin, jo personalisht që kam diçka ndaj tij se është i përcaktuar dhe i zgjedhur. Mua më vjen keq që në mungesë të demokracisë që z.Veseli nuk e dallon demokracinë dhe nuk është kah i dinë as rregullat e demokracisë, që do të thotë se zgjedhja e tij është antidemokratike.”, ka thënë Bazaj për Indeksonline.
Bazaj thotë se Lladrovci nuk do të ketë mbështetjen e tij e as të një ish-grupi intelektualësh.
“Mbështetje nuk do të ketë nga ana ime e as nga një ish- një grup i intelektualëve që do të formojmë tash e mbas si një grup që ishim me ta. Është shumë keq edhe për shkak që z.Lladrovci është përcaktu në mënyrë të dhunshme dje në kryesi, ajo masë nuk është demokratike kur pyetet se kush jeni për apo kundër. Disa prej tyre edhe ruhen për shkak që ka pas edhe largime nga puna, andaj shumë shpejt do të dalim me një grup se kë do të mbështesim. Anëtarë të kryesisë rreth 50-60% edhe shumë anëtarë të partive tjera sit ë LDK-së e partive tjera janë të interesuar për bashkim dhe të punojmë siç duhet për të mirën e vendit, të kemi një pëlqim bashkërisht me të gjithë ata dhe të përkrahim kë është për të mirën e Drenasit./Indeksonline/














