‘’BE të bëhet garantuese e marrëveshjeve Kosovë – Serbi’’

‘’BE të bëhet garantuese e marrëveshjeve Kosovë – Serbi’’

Kanë kaluar dy vjet prej kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar katër marrëveshje. Sipas Jeta Krasniqit nga KDI, edhe pse ka marrëveshje për Asocaiconin e komunave me shumicë serbe, kodin telelfonik, energjinë dhe  Parkun e Paqes nuk ka zbatim të tyre. Ajo ka thënë së më e mira do të ishte që Bashkimi Evropian të […]

Sipas Jeta Krasniqit nga KDI, edhe pse ka marrëveshje për Asocaiconin e komunave me shumicë serbe, kodin telelfonik, energjinë dhe  Parkun e Paqes nuk ka zbatim të tyre.

Ajo ka thënë së më e mira do të ishte që Bashkimi Evropian të ishte garantues i marrëveshjeve që do të arriheshin nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Kështu po që do të ishte më mirë për të gjithë”, ka thënë Krasniqi.

“Në një skenar të tillë, do të duhet të evitohej ambiguiteti konstruktiv e të vërtetat e dyfishta, siç janë mësuar palët të dëgjojnë vazhdimisht nga takimet e Brukselit. Për më tepër, do duhej të mendohej qartë se si të arrihej zbatimi në praktikë, duke identifikuar ngecjet e shkelësit e marrëveshjeve, pse jo edhe të identifikoheshin edhe masat ndëshkuese për ta si shkelës të frymës së normalizimit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ky është postimi i plotë i saj i plotë:

“U bënë 2 vite që kur Kosova dhe Serbia arritën katër marrëveshje, të cilat u nënshkruan nga krerët më të lartë shtetërorë nga të dyja palët.

Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, Marrëveshja për kodin telefonik dhe Energjinë, “Parkun e Paqes” në Mitrovicë – janë marrëveshjet e arritura ndërmjet kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandar Vucic.

2 vjet pas pakos së marrëveshjeve në parim, nuk ka materializim apo zbatim të ujdive, plotësisht ose pjesërisht.

Parimet e Asociacionit janë hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, Telekomi dhe Energjia kanë mbetur të papërfunduar në praktikë, derisa saga e Urës kryesore të Ibrit vazhdon edhe më tutje përkundër premtimeve dhe zotimeve të akterëve lokal apo qendror.

2 vjet më pas shohim qartë se problemi nuk është vetëm zbatimi por mungesa e vullnetit themelor për të lëvizur më tutje drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Pra kjo mungesë e vullnetit politik në formë të vrazhdë përkthehet në moszbatim të dakordësimeve të numërta të arritura në Bruksel.

Këto rrethana të dialogimit domosdoshmërisht kërkojnë një “arbitër”, gjë që deri më tani nuk e ka bërë Bashkimi Evropian.

Duke e parë këtë periudhë jo shumë të shkurtër kohore të dialogimit, është e vështirë të pritet një ndryshim radikal deri në momentin kur BE do të bëhej garantuese e marrëveshjeve që do t’i arrinin përfaqësuesit e palëve në Bruksel.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?