Takimet që nuk po nxjerrin marrëveshje

Takimet që nuk po nxjerrin marrëveshje

Takimi konsultativ i partive politike në Kosovë nuk ka sjellë ndonjë rezultat për ta zgjidhur bllokadën që është krijuar rreth konstituimit të institucioneve të reja. Në takim, përveç subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, kanë qenë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e partive politike. Takimi është zhvilluar me akuza e kundërakuza ndërmjet kryesuesit të seancës konstituive të […]

Takimi konsultativ i partive politike në Kosovë nuk ka sjellë ndonjë rezultat për ta zgjidhur bllokadën që është krijuar rreth konstituimit të institucioneve të reja.

Në takim, përveç subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, kanë qenë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e partive politike.

Takimi është zhvilluar me akuza e kundërakuza ndërmjet kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, përfaqësuesve të koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismas [PAN] dhe zyrtarëve të koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës [LAA].

Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj, ka thënë se PAN nuk do të marrë pjesë në seancën e së enjtes, të cilën e ka thirrur zoti Mikullovci.

“Është e qartë se fuqia politike për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, post i cili i takon koalicionit PAN, është në anën tonë dhe kjo ka të bëjë më legjitimitetin qytetar, dhe ne këtë të drejtë do ta ushtrojmë. Ne do të sillemi në kuadër të këtyre dy parametrave, edhe të fuqisë tonë politike, edhe të së drejtës për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendi”.

“Kandidati për kryetar të Kuvendit të Kosovës do të jetë Kadri Veseli, dhe zgjedhja e tij është e pandalshme”.

“Dua të njoftoj se ne nuk do të marrim pjesë në seancën konstituive, përderisa nuk respektohet vullneti i subjekteve politike”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana tjetër, Avdullah Hoti, përfaqësues i koalicionit LAA, i ka bërë thirrje PAN-it që të marrë pjesë në seancën e thirrur për të enjten, në mënyrë që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se është obligim para qytetarëve të vendit që të krijohen institucionet e reja të Kosovës.

“Ju jeni pakicë, është e pamundur që të krijoni Qeverinë në tri seanca, nuk e di ku na dërgon kjo rrugë dhe ky qëndrim që jeni duke mbajtur. Që të jeni të përgjegjshëm politikisht, kjo nënkupton që ju nesër të paraqiteni në seancë dhe të propozoni kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ose të dilni para seancës së Kuvendit dhe të thoni se nuk e kemi shumicën e nevojshme për konstituimin e institucioneve të vendit”, ka thënë Hoti.

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se deputetët e subjektit të tij e mbështesin krijimin e institucioneve dhe nuk do të bllokojnë proceset.

Përfaqësuesit e koalicionit PAN kanë kërkuar që seanca e së enjtes të shtyhet për javën e ardhshme dhe që paraprakisht të mbahet edhe një takim tjetër konsultativ. Një propozim i tillë është kundërshtuar nga LAA, duke thënë se koalicioni PAN po tregon “papërgjegjësi dhe joseriozitet”.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se kërkesa për shtyrje të seancës është në funksion të synimeve të PAN-it “për të blerë kohë”.

“Kjo nuk është në rregull, për arsyen se kjo është në funksion të qëllimeve të koalicionit PAN për të blerë kohë aq sa është e mundshme, derisa ata t’i përmbyllin pazaret e tyre që i kanë filluar veç e veç, qoftë me Teuta Rugovën, qoftë me deputetët e tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët ata duan t’i blejnë”, ka thënë Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Analisti politik, Imer Mushkolaj tha për Radion Evropa e Lirë se përplasjet e partive politike për vazhdimin e seancës konstituive,po e zvarrisin edhe më shumë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

“Thjesht PAN-i duhet ta propozojë emrin e kandidatit për kryeparlametar dhe të shihet nëse i ka votat për ta zgjedhur atë. Për mua është e papranueshme që në njërën anë të akuzohen deputetët se nuk po e votojnë kandidatin, e në anën tjetër të thuhet se ne i kemi votat. Pra, janë dy çështje totalisht të ndryshme, që kundërshtojnë njëra-tjetrën, dhe deklarata e tilla bëhen me qëllimin që çështja të prolongohet e jo të zgjidhet”, tha Mushkolaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?