Takimet e presidentit me njeriun që e ‘akuzon’ për kidnapimin e vëllait

Milorad Trifunoviç i cili udhëheq shoqatën e të zhdukurve serbë në Kosovë, kishte provuar gjatë luftës ta takonte Hashim Thaçin – asokohe lider i UÇK-së, për ta pyetur se kush e ka kidnapuar vëllanë e tij bashkë me tetë shokë të tjerë. Por nuk kishte arritur. Thaçi ishte shprehur i gatshëm që, me ndërmjetësimin e […]
Por takimin e parë me Hashim Thaçin – tash në pozitën e presidentit të vendit, e kishte realizuar në nëntor të vitit të kaluar në kuadër të takimeve që organizonte me të gjitha shoqatat e të zhdukurve në Kosovë.
Ndonëse ishte ndarë i kënaqur me pritjen dhe premtimet e tij, ai vazhdon të dyshojë se presidenti Thaçi ka informacione se kush ia kidnapoi vëllanë.
“Vëllai im u zhduk më 22 qershor të vitit 1998 në Bellaçevc. Ai u zhduk bashkë me nëntë kolegë të vet”, kishte deklaruar ai.
Megjithatë, Trifunoviç vazhdon të besojë se Thaçi ka informacione rreth zhdukjes së vëllait të tij.
Thaçi sërish u pa sy më sy me atë që e akuzon për zhdukjen e vëllait
Presidenti Thaçi sërish u takua sot me njeriun që hedh dyshime ndaj tij për zhdukjen e vëllait të vet.
Presidenti premtoi se do të angazhohet për zbardhjen e fatit të të gjithë të pagjeturve në Kosovë.
“Çështja e të pagjeturve është çështje humanitare dhe politika, qoftë vendore, qoftë ndërkombëtare, duhet të qëndrojë larg kësaj teme”, theksoi presidenti Thaçi.
Zotim të ngjashëm Thaçi kishte dhënë edhe në takimin e parë që kishte pasur me Trifunoviçin pas 18 vjet pritjeje.
“Jam zotuar para jush, z. Çerkini dhe z. Trifunoviq, dhe e përsëris edhe sot, se personalisht do të angazhohem edhe më fuqishëm që të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve në Kosovë dhe të mbyllet ky kapitull i dhimbshëm për të gjithë ne”, ka thënë më tej Thaçi gjatë kësaj konference.
Mbi këtë bazë, Thaçi ka thënë se është i bindur për nevojën për të iniciuar themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim në Kosovë. Ky mekanizëm, sipas tij, do të ndihmojë që të realizohet e drejta e viktimave por edhe të gjithë qytetarëve që të dinë se çfarë ka ndodhur me ta dhe me të dashurit e tyre./Insajderi.com













