Super babai: Donatori i spermës me 102 fëmijë

Një donator i spermës në Holandë, i cili e ka shpërndarë atë në disa qendra mjekësore të Infertilitetit, pas një hulumtimi që i është bërë nga autoritetet e shtetit është konstatuar se ka 102 fëmijë. E këta fëmijë janë rezultat i donacionit të tij në 11 klinika të ndryshme, shkruan Dailymail, përcjell Periskopi. Hulumtimi që […]
Një donator i spermës në Holandë, i cili e ka shpërndarë atë në disa qendra mjekësore të Infertilitetit, pas një hulumtimi që i është bërë nga autoritetet e shtetit është konstatuar se ka 102 fëmijë. E këta fëmijë janë rezultat i donacionit të tij në 11 klinika të ndryshme, shkruan Dailymail, përcjell Periskopi.
Hulumtimi që i është bërë, pa i bërë publik emrin, ka ardhur si pasojë e një nënë e cila është ndjerë e rrezikuar për shkak të spermës që është shpërndarë në 11 klinika.
Donatori i spermës normalishtë se do duhej të bënte një kontratë dhe jo të vepronte kështu siç ka bërë deri më tani.
Ndërkohë sipas Ligjit, një donator në Holandë, është i lejuar me limit që nga sperma e dhuruar të shkojë deri në 25 fëmijë. Kjo për shkak se nëse ka fëmijë të shumtë, atëherë ata do të rriten duke qenë ‘diçka’ në mes vete por duke mos e njohur njëri tjetrin.
E autoritetet e shtetit pas hulumtimit e kanë zbuluar se personi në fjalë, si rezultat i donacionit,ka sjell në jetë 102 fëmijë.
E ky donator për gazetën ‘Dutch Daily’ ka thënë se arsyeja e tërë kësaj ka qenë e thjeshtë, jo që të ketë sa më shumë fëmijë që mundet.
“Thjeshtë me këtë veprim kam dashur të bëjë shumë njerëz të lumtur. Kjo më bënte edhe mua të ndjehem mirë. E normalishtë se edhe klinikat ndjehen mirë kur kanë një rezultat të tillë”, ka thënë ai.
Ndërkohë në këto hulumtime është zbuluar edhe një person tjetër i cili ka dhënë disa herë donacion të spermës por që ka rezultuar me vetëm dy fëmijë.
Autoritetet kanë urdhëruar që menjëherë të ndalohet vazhdimi i kësaj procedure për personat në fjalë. /Periskopi













