Sulmi në Finlandë, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

Dy vetë janë vrarë dhe të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur nga sulmi me thika në Finlandë, thonë zyrtarët e policisë, shkruan BBC. Policia tha se ata qëlluan të dyshuarin që sulmoi disa njerëz në qytetin jugperëndimor të Turkut. Ai është marrë në paraburgim pasi u qëllua në këmbë. Incidenti thuhet se u zhvillua […]
Policia tha se ata qëlluan të dyshuarin që sulmoi disa njerëz në qytetin jugperëndimor të Turkut.
Ai është marrë në paraburgim pasi u qëllua në këmbë.
Incidenti thuhet se u zhvillua në zonën Puutori-Market. Policia ka paralajmëruar se sulmuesit e tjerë mund të jenë të lirë dhe u kërkoi njerëzve të qëndrojnë larg qendrës së qytetit.
Drejtori i Spitalit të Universitetit të Turku, Petri Virolainen u tha gazetarëve se së paku tetë vetë ishin dërguar me lëndime dhe një person kishte vdekur.












