Sulm me bomba e armë në xhami në Kabul (Foto)

20 persona mbetën të vrarë mbi 40 të tjerë mbetën plagosur gjatë një sulmi vetëvrasës në një xhami shiite në Kabul gjatë lutjeve të së premtes. Mes viktimave ishin dhe dy oficerë policie. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Afganistanit konfirmoi se të paktën një person u vetëhodh në erë në portën e xhamisë së […]
20 persona mbetën të vrarë mbi 40 të tjerë mbetën plagosur gjatë një sulmi vetëvrasës në një xhami shiite në Kabul gjatë lutjeve të së premtes. Mes viktimave ishin dhe dy oficerë policie.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Afganistanit konfirmoi se të paktën një person u vetëhodh në erë në portën e xhamisë së Imam Zamanit, ndërsa disa të tjerë sulmuan brenda saj.

Menjëherë pas sulmit policia rrethoi vendin e ngjarjes. Banorët e zonës thanë se dëgjuan të shtëna brenda xhamisë.

Imam Zaman është një nga xhamitë kryesore shiite të zonës dhe ajo frekuentohet në masë gjatë të premteve, dita e shenjtë e javës për myslimanët.
Incidenti ndodh disa ditë pasi Presidenti Trump, njoftoi strategjinë e re për Afganistanin, duke i dhënë kompetenca më të mëdha komandatëve në terren.
Ai kërkoi që Pakistani të ndryshojë “menjëherë” sjelljen dhe të ndalojë së ofruari strehë për talebanët afganë.
Sipas presidentit Trump qeveria afgane duhet të përshpejtojë reformat dhe të mos e marrë të mirëqenë mbështetjen amerikane.












