Sulltanesha shqiptare e Sulejmanit të Madhërishëm dhe fati i saj tragjik

Sulltanesha shqiptare e Sulejmanit të Madhërishëm dhe fati i saj tragjik

Padyshim që periudha kur Perandoria Osmane u drejtua nga sultan Sulejmani i I, është një periudhë lulëzimi dhe zhvillimi. Jo më kot që është quajtur Sulejmani i Madhërishëm. Gjatë sundimit të tij, perandoria osmane zgjeroi shumë më tepër kufinjtë e saj, duke kërcënuar më shumë Evropën. Synimi i Sulejmanit të Madhërishëm, ishte pushtimi i Romës, […]

Jo më kot që është quajtur Sulejmani i Madhërishëm. Gjatë sundimit të tij, perandoria osmane zgjeroi shumë më tepër kufinjtë e saj, duke kërcënuar më shumë Evropën. Synimi i Sulejmanit të Madhërishëm, ishte pushtimi i Romës, gjë që nuk e arriti.

Jo vetëm në ushtri, por Sulejmani i dha një lulëzim ekonomisë dhe kulturës në perandorinë e tij. Ai u ndikua nga perendimi dhe kultura pati një hov të madh.

Sipas historianëve, gruaja e parë e sulltanit, që i dhuroi atij trashëgimtarin e parë për fron, ishte sulltaneshë Mahidevram, e cila lindi në vitin 1500 dhe vdiq në vitin 1581.

Sipas historianëve, ajo dyshohet të ketë patur origjinë shqiptare. Djali i Mahivedramit ishte pasardhsi Mustafa. Një pretendent për fronin e perandorisë, që e donin shumë ushtria dhe populli osman.

Por lufta në haremin e sulltanit ishte e ashpër. Në zemrën e sulltanit, tashmë ishte Aleksandra, ajo që do të njihej më pas si Hyrrem. Një femër ambicioze që la gjurmë në historinë e perandorisë më të fuqishme në atë kohë.

Edhe pse intrigat vazhduan pa fund, Sulltane Hyrrem u bë bashkëshorte e preferuar e Sulejmanit të Madhërishëm. Ajo fitoi statusin e Haseki Sulltanes. Titulli Haseki Sulltane është përdorur për herë të parë në shekullin e 16 për Sulltanen Hurrem.

Kështu, në luftën për pushtet, me sa duket e nxitur nga Hurrem, Sulejmani ekzekutoi Ibrahim Për më tepër, Sulltane Hurrem, Rüstem Pasha dhe vajza e saj, Mihrimah Sulltane Sulejmania u kthyen kundër Mustafasë që ishte djali i madh i Sulejmanit të Madhërishëm me gruan e parë Mahidevran.

Mustafa ishte trashëgimtar i dukshëm i fronit osman dhe një princ shumë popullor në mesin e Anadollit. Sehzade Mustafa u akuzua për trazira dhe u shkarkua nga babai i tij Sulejmani i Madhërishëm. Madje gjatë fushatës kundër Safavidëve të Persisë në 1553, për shkak të një frike të rebelimit, Sulltan Sulejmani urdhëroi ekzekutimin e djalit Sehzade Mustafës.

Kështu, Sulejmani vrau djalin e tij të madh që kishte me Mahidevramin. Ajo pas vrasjes të së birit bëri një jetë të vuajtur nga ana shpirtërore.

Gjatë gjithë jetës së saj, ajo jetoi në pallatin në Bursa përmes një pensioni që i dërgonte sulltani i ri pas vdekjes së Sulejmanit, Selimi II, që ishte djali i Hyremit dhe Sulejmanit. Ajo vdiq në moshën 81 vjeçare në Bursa.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya