Sputnik: Kjo është receta sekrete për ushtrinë e Kosovës

Sputnik: Kjo është receta sekrete për ushtrinë e Kosovës

Paralelisht me negociatat për shumicën parlamentare të Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë po bëhen përgatitje të vazhdueshme për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në ushtri. Kështu shkruan Sputnik-u rus duke iu referuar burimeve të saj. “Partitë shqiptare, mbi të gjitha partia që drejtohet nga Kadri Veseli, PDK, i ka siguruar tre nga katër […]

Paralelisht me negociatat për shumicën parlamentare të Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë po bëhen përgatitje të vazhdueshme për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në ushtri.

Kështu shkruan Sputnik-u rus duke iu referuar burimeve të saj.

“Partitë shqiptare, mbi të gjitha partia që drejtohet nga Kadri Veseli, PDK, i ka siguruar tre nga katër votat e pakicave për votimin e Ligjit për formimin e ushtrisë”, transmeton Klan Kosova.

“Deri më tani dy janë të sigurt – një nga komuniteti boshnjak dhe tjetri nga ai serb, por nuk bëhet fjalë për Listën Serbe”.

“Për të dy deputetë janë parashikuar tashmë funksione në Parlamentin e Kosovës sa më shpejt që kjo gjë të vendoset. Votën e tretë Thaçi e pret nga malazezët e Kosovës i cili në shkurt njoftoi se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit do të miratojë dekretin për njohjen e komunitetit malazez në Kosovë, të cilët do ta kenë të drejtën për një ulëse në parlament”.

Sputnik, gjithashtu, shkruan se “Milo Gjukanoviq dhe Hashim Thaçi në prag të zgjedhjeve në Mal të Zi ranë dakord që shqiptarët e Malit të Zi të votojnë për partinë e Gjukanoviqit, dhe në shkëmbim, malazezët nga Kosova të njihen si komunitet dhe të fitojnë një ulëse në Kuvend”.

Sipas kësaj media ruse, Ligji për Ushtrinë e Kosovës do të mundë të gjendej në tryezë para zgjedhjeve lokale në Kosovë që mbahen më 22 tetor, transmeton Kosova.

Më tutje, në artikullin dedikuar Kosovës theksohet se “duke pasur parasysh faktin se disa përfaqësues politikë të malazezëve nga Kosova përmes koalicionit PAN morën pjesë në zgjedhje, është e pritshme që, menjëherë pas formimit të parlamentit dhe qeverisë, Ligji i Thaçit të miratohet gjë që do të bënte që automatikisht malazezët të fitojnë një vend në Kuvend.

Po ashtu, Sputnik raporton se përfaqësuesit e malazezëve nga Kosova nuk kanë dashur të komentojnë për këtë temë me arsyetimin se “duhet të pritet e shihet se nëse shqiptarët e mbajnë fjalën”.

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?