Spahiu flet për momentet kur i tha Bajram Rexhepit se do të bëhet kryeministër: Kështu reagoi ai

Spahiu flet për momentet kur i tha Bajram Rexhepit se do të bëhet kryeministër: Kështu reagoi ai

Publicisti Nexhmedin Spahiu dje në një intervistë tha se ishte ai që ua propozoi diplomatëve amerikanë, tashmë të ndjerin Bajram Rexhepi, për kryeministër të Kosovës në vitin 2001. Por, për shkak të dozave të skepticizmit nga disa njerë, ai sot ka ndarë detaje të tjera nga momenti kur thotë se kishte shkuar në Shtëpinë e […]

Publicisti Nexhmedin Spahiu dje në një intervistë tha se ishte ai që ua propozoi diplomatëve amerikanë, tashmë të ndjerin Bajram Rexhepi, për kryeministër të Kosovës në vitin 2001.

Por, për shkak të dozave të skepticizmit nga disa njerë, ai sot ka ndarë detaje të tjera nga momenti kur thotë se kishte shkuar në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë, ku Rexhepi kujdestaronte si mjek, për t’i dhënë atij lajmin se do të jetë kryeministër, shkruan Periskopi.

Ai thotë se fillimisht Rexhepi mendonte se po bënin shaka me të, edhe pse kjo çështje tashmë ishte e kryer dhe se Ibrahim Rugova në atë kohë president, kishte pranuar Rexhepin për kryeministër.

Lexojeni komentin të plotë të Spahiu:

Pas intervistes sime te djeshme per Bajram Rexhepin ku tregova se une, shume kohe para zgjedhjeve te vitit 2001, ua kam propozuar diplomateve amerikane dhe te tjere Bajram Rexhepin per kryeminister me arsyetimin qe ne kete periudhe Kosoves i duhet relaksimi i raporteve mes kraheve politike, e Bajrami si kryetar i Mitrovices, edhe pse ne qytetin ku keto raporte jane me te ashpra, kontribuoi qe te mos kete asnje vrasje politike, e kur disave qe intervisten e djeshme e kishin lexuar me mosbesim ua permenda se bashke me dy anetare te stafit te RTV MITROVICES: Alban Zenelin (tash asistent ne UP) dhe nje tjeter, shkuam ne oren 23.30 gjersa po kujdestaronte ne Shtepine e Shendetit ne Mitrovice per ta lajmeruar se do te ishte kyeminister i Kosoves (per cfare Bajrami mendonte se mos po benim shaka, e ne fakt, mua po ate nate njeri nga diplomatet te cilit ia kisha propozuar Bajramin per kryeminister me pat lajmeruar se Rugova ka pranuar propozimin dhe tani ka mbetur te bisedohet me Thacin, e kjo per mua ishte e mjaftueshme qe te jem i sigurte se propozimi im do te realizohet), dhe te nesermen e asaj nate kete e thash edhe ne TV Mitrovica

(por qe publiku kete nuk e mori seriozisht, ngase nuk dhash detaje), dje e sot shume veta me shtruan kete pyetje: Pasi para 17 viteve paske pase aq fuqi sa me t’shku ne vend propozimi per kryeminister, pse gjate gjithe kesaj kohe nuk u bane vet ndonjehere kryeminister? Pergjigjia eshte se mua nuk ka pasur kush te me propozoje. Ne fakt nuk eshte se nuk me kane propozuar edhe per kryeminiser edhe per president, por askush nga ata qe me kane propozuar nuk kane ditur te gjejne arsye te forta sic kam arsyetuar une per Bajram Rexhepin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?