Solana: Vuçiq po i përdor lidhjet me Rusinë e Kinën kundër Kosovës

Solana: Vuçiq po i përdor lidhjet me Rusinë e Kinën kundër Kosovës

Ish-përfaqësuesi i lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Javier Solana, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i përdor lidhjet me Rusinë dhe me Kinën kundër Republikës së Kosovës. Ai ka theksuar se Vuçiq, përkundër afrimit me Bashkimin Evropian, nuk ka shfaqur kurrfarë gatishmërie për t’u distancuar nga Rusia, […]

Ai ka theksuar se Vuçiq, përkundër afrimit me Bashkimin Evropian, nuk ka shfaqur kurrfarë gatishmërie për t’u distancuar nga Rusia, teksa vendi i tij po ashtu po vazhdon të tërheqë investime të majme nga Kina. Që të dy vendet, edhe Rusia, edhe Kina, refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.

Solana, ish-sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), ka kujtuar, në një shkrim autorial të botuar nga Project Syndicate, se si “gjatë një vizite në Beograd më 2014, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaronte se ‘Rusia, ashtu si në të kaluarën, do të vazhdojë ta shohë Serbinë si aleatin më të ngushtë’”.

Përveç lidhjeve të moçme kulturore me Rusinë, ka theksuar Solana, Serbia varet nga Rusia për furnizim me energji, si dhe llogarit në fuqinë e saj për veto si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. “Për aq kohë sa Serbia shihet me sy të mirë nga Rusia, ajo mund ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OKB”, shkruan Solana, aktualisht shef i Qendrës ESADE për Ekonomi Globale dhe Gjeopolitika.

Sikurse Jugosllavia e Josip Broz Titos dikur, edhe Serbia e sotme zyrtarisht deklarohet si shtet neutral, thekson Solana.

“Ajo bashkëpunon ngushtë me NATO’n, nëpërmjet Partneritetit për Paqe, përderisa në të njëjtën kohë organizon manovra ushtarake me ushtrinë ruse. E, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përderisa pohon të jetë qartas në favor të integrimit evropian, nuk ka shfaqur kurrfarë gatishmërie për t’u distancuar nga Rusia”, ka shkruar Solana, dikur ministër i Jashtëm i Spanjës, transmeton Gazeta Express.

Përveç Rusisë, edhe Kina refuzon njohjen e Kosovës, kujton ai. “Kina ka treguar muskujt e saj ekonomikë, duke investuar miliona dollarë në projekte të infrastrukturës në Serbi, dhe në pjesë të tjera të rajonit…”, ka shkruar Solana, ndër të tjera.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?