Sokol Havolli mbron Isa Mustafën nga Eqrem Kryeziu

Sokol Havolli mbron Isa Mustafën nga Eqrem Kryeziu

Këshilltari i kryeministrit, Isa Mustafa, Sokol Havolli përmes një postimi në Facebook,  ka sulmuar ashpër njërin nga ish nënkryetarët e LDK-së, Eqrem Kryeziun. Sipas, Kryeziut ka kohë që ka braktisur këtë subjekt për mospajtime të mëdha me Isa Mustafën, ai vazhdimisht thumbon këtë subjekt, pjesë e së cilës ishte dikur. Havolli i ka reaguar Kryeziut, […]

Sipas, Kryeziut ka kohë që ka braktisur këtë subjekt për mospajtime të mëdha me Isa Mustafën, ai vazhdimisht thumbon këtë subjekt, pjesë e së cilës ishte dikur.

Havolli i ka reaguar Kryeziut, pasi ish- zyrtari i LDK-së e ka komentuar renditjen e partisë së Mustafës dhe votat e tyre.

Ja postimi i plotë i Sokol Havollit:

Eqa më ka pëlqy fort si politikan me deklaratat e tij, madje edhe kur e ka tepru me cinizëm e kur ka fol mbrapsht ndonjëherë.

Sot paska folë për votat e LDK-së dhe renditjen e saj, por e ka gabim sepse:

Isa Mustafa e mori udhëheqjen e LDK-së nga Eqa & Co. me më pak se 130 mijë vota.

Isa Mustafa e ngriti LDK-në në rreth 160 mijë vota pas një muaji (2010)

Isa Mustafa e ngriti LDK-në në rreth 180 mijë vota në 2014.

Isa Mustafa e solli LDK-në në 186 mijë vota në vitin 2017.

Isa Mustafa e hoqi prej kreut të ekzekutivit kryetarin e parë të PDK-së.

Isa Mustafa e hoqi prej dëshirës për ekzekutiv kryetarin e dytë të PDK-së.

Tash nuk pe di ku po i dhemb Eqës, a rritja e votave të LDK-së apo mungesa në krye të ekzekutivit e kryetarëve të PDK-së.

Ndërkaq, për humbjet e njëpasnjëshme të Eqës në Prizren ai është mirë të kërkoj fajin dikah tjetër. Apo ndoshta s’ka pasë kohë të merret ne zgjedhje lokale ne Prizrenin sepse ka humbë energji në ndjekjen e kuadrove prej LDK-së? Deri sa e ndoqi edhe vetën në fund.

Fundi i fundit, me pas shpenzu Eqa kaq shumë energji në raport me kundështarët politik, sa po shpenzon kundër Isa Mustafës, e dikur Nexhat Dacit, kish kontribuu shumë në rezultatet e LDK-së në vitet 2006 – 2009, kur Eqa “kollitej” e shpaloste potencialin e tij maksimal të cinizmit në opinion. E rezultatet ishin historikisht më të ulëtat për LDK.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?