Skandaloze: Punonjësit e autobusit të linjës 3 i nxjerrin me dhunë jashtë pensionistët (Video)

Shoferi bashkë me konduktorin e autobusit të linjës tre i cili çon në lagjen ‘Kodra e Trimave’, i kanë nxjerrë me dhunë jashtë nga autobusi disa pensionist të cilët kishin shfrytëzuar këtë linjë për të shkuar në destinacionet e tyre. Konduktori e shoferi i këtij autobusi nuk e kanë pasur fare parasysh moshën e tyre. […]
Shoferi bashkë me konduktorin e autobusit të linjës tre i cili çon në lagjen ‘Kodra e Trimave’, i kanë nxjerrë me dhunë jashtë nga autobusi disa pensionist të cilët kishin shfrytëzuar këtë linjë për të shkuar në destinacionet e tyre.
Konduktori e shoferi i këtij autobusi nuk e kanë pasur fare parasysh moshën e tyre.
Ata me fjalor banal e me dhunë i kanë dëbuar pensionistët nga autobusi.
E, e gjithë kjo situatë, ka shkaktuar panikë dhe tollovi në linjën tre të autobusit.
Në videon dhe fotot të cilat janë dërguar në adresë të Gazetës Express, shihet se si personat që kanë qenë në autobus me panik janë larguar nga ai.












