“Skandaloze dhe e papranueshme që Stavileci e quan ‘shka’ një shqiptar”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilieci, ka publikuar dje një fotografi në të cilën shihet ai me vajzën e tij në ditën e parë të shkollës, në një shkollë private. Në këtë fotografi ka pasur komente fyese nga një komentues, të cilit Stavileci i është përgjigjur. Komentet mes tyre nuk kanë qenë të pakta, e […]
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilieci, ka publikuar dje një fotografi në të cilën shihet ai me vajzën e tij në ditën e parë të shkollës, në një shkollë private.
Në këtë fotografi ka pasur komente fyese nga një komentues, të cilit Stavileci i është përgjigjur.
Komentet mes tyre nuk kanë qenë të pakta, e madje ministri e ka quajtur personin në fjalë, Vali Valmir Mjekiqi shka dhe antishqiptar.
Ndaj kësaj kanë reaguar nga zëdhënësi për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Shkodran Hoti dhe analisti Imer Mushkolaj, shkruan Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mushkolaj e ka dënuar gjuhën e ministrit Stavileci, duke e quajtur ‘shka’ një shqiptar.
“I papranueshëm diskursi publik i ministrit Blerand Stavileci, i cili përdor shprehjet “shka” dhe “antishqiptar” për të diskredituar një qytetar të Kosovës”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook, përcjell Bota sot.
Ndërsa, Shkodran Hoti e ka quajtur skandaloze gjuhën e ministrit Stavileci, ku përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se një gjuhë e tillë tregon se si i sheh PDK-ja komunitetet.
“Skandaloze gjuha ksenofobe e ministrit Stavileci, i cili e quan një qytetar në kuptim pezhorativ “shka”. Edhe më skandaloz mosdistancimi i PDK’së dhe heshtja e disa mediave, të cilat do ta gozhdonin po që se këtë term do ta përdorte çfarëdo zyrtari i thjeshtë i ndonjë partie tjetër. Gjuha e tillë – e përdorur edhe më parë nga eksponentë të kësaj partie – tregon para se gjithash se si i sheh PDK komunitetet”, ka shkruar Hoti./BS/












