S’ka paga për veteranët (Video)

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka shprehur keqardhje për atë që po ndodh me mos pagesën e veteranëve për muajin gusht. Ai tha se veteranët nuk janë fajtor për gjendjen në të cilën gjendet vendi. Sipas tij, ata do t’i marrin pensionet, por se kjo çështje mund të zvarritet, si pasojë e mos konstituimit të […]
Ai tha se veteranët nuk janë fajtor për gjendjen në të cilën gjendet vendi.
Sipas tij, ata do t’i marrin pensionet, por se kjo çështje mund të zvarritet, si pasojë e mos konstituimit të institucioneve të vendit.
Mustafa, për këtë qëllim gjatë ditës ka pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të kryesuar nga nënkryetari Migjen Shala.
Gjatë takimit është dakorduar që shuma e mbetur prej 1.7 milionë euro në buxhetin e kategorisë së veteranëve të shpërndahet proporcionalisht dhe pagesa sipas kësaj shpërndarje të bëhet menjëherë.
Mustafa, ka njoftuar përfaqësuesit e veteranëve se janë në përfundim procedurat për fillimin e punës së Komisionit për kategorizimin e veteranëve luftëtar dhe se puna e këtij Komisioni do të fillojë javën e ardhshme.












