Si u kap prej semaforit në Angli, ‘lituanezi’ shqiptar me emër falso dhe drogë

Si u kap prej semaforit në Angli, ‘lituanezi’ shqiptar me emër falso dhe drogë

Një shqiptar që është kapur duke kaluar me dritë të kuqe në semaforët e Londrësme drogë dhe dokumenta falso është burgosur për më shumë se dy vjet, njofton Policia e Londrës, citon Syri.net. Ai quhet Erjon Bajraktari. Dënimi iu dha më 4 gusht 2017 në gjykatën e Londrës me dy vjet dhe katër muaj burg […]

Një shqiptar që është kapur duke kaluar me dritë të kuqe në semaforët e Londrësme drogë dhe dokumenta falso është burgosur për më shumë se dy vjet, njofton Policia e Londrës, citon Syri.net.

Ai quhet Erjon Bajraktari. Dënimi iu dha më 4 gusht 2017 në gjykatën e Londrës me dy vjet dhe katër muaj burg pasi u gjet fajtor për zotërim droge të klasit A dhe dokumente të rreme.

23-vjeçari nga Shqipëria ishte ndaluar nga oficerët e Policisë së qytetit të Londrës më 10:40 të mbrëmjes së 3 dhjetorit 2016, pasi kishte kaluar me semafor të kuq në Bishopsgate.

Gjykatës iu tha se Bajraktari paraqiti një letërnjoftim lituanez me emrin Oliver Markus. Duke parë cilësinë e dobët të kartës së identitetit, oficerët dyshuan menjëhërë se dokumenti ishte falso. Bajraktari nuk qe në gjendje t’u përgjigjej as pyetjeve më të thjeshta, si psh. kur oficeri e pyeti se në cilin qytet të Lituanisë kishte lindur dhe ku ndodhej ai, citon Syri.net.

Bajraktari pretendoi se ai ishte drejtuar për në Muswell Hill, megjithatë destinacioni i tij i programuar në SatNav ishte për në një vend tjetër 100 metra larg.

Për shkak të sjelljes së tij të dyshimtë, paaftësisë për t’iu përgjigjur pyetjeve të thjeshta, rregullimit të vazhdueshëm të sendeve brenda makinës dhe paqartësisë së tij kur e pyetën se ku po shkonte, makina iu kontrollua.

Një qen kërkimi i trajnuar posaçërisht zbuloi drogë të fshehur në kutinë e veglave. Në një çorape gri u gjetën gjurmë kokaine. Po ashtu u zbuluan një telefon celular dhe para të futura brenda një kutie në makinë.

Bajraktari u arrestua më pas për drogë dhe dokumentat e falsifikuara.

Gjatë intervistës me dedektivët e Policisë së Londrës, Bajraktari pretendoi se ai ndodhej në qytet thjesht “për të parë urat e mrekullueshme”.

Kësisoj, në fillim të gushtit ai u dënua me 2 vjet e 4 muaj burg. Gjykata urdhëroi konfiskimin dhe shkatërrimin e drogës dhe sendeve të tjera që iu gjetën, si njëmijë paund në kesh, një Iphone dhe një SatNav. /Syri.net

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?