Shukri Buja që akuzoi Kadri Veselin për ‘shkatërrimin e PDK-së’ sot i bashkohet kësaj partie

Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, sot edhe zyrtarisht do të aderojë te Nisma për Kosovën. Buja, i cili dha dorëheqje ditë më parë nga posti i kryetarit të PDK-së në Lipjan, do t’i bashkohet partisë së Fatmir Limajt. I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, Buja ka konfirmuar se do t’i bashkohet Nismës. “Sot në orën 14:00 do të mbahet një konferencë për media dhe aty […]
Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, sot edhe zyrtarisht do të aderojë te Nisma për Kosovën.
Buja, i cili dha dorëheqje ditë më parë nga posti i kryetarit të PDK-së në Lipjan, do t’i bashkohet partisë së Fatmir Limajt.
I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, Buja ka konfirmuar se do t’i bashkohet Nismës.
“Sot në orën 14:00 do të mbahet një konferencë për media dhe aty do të shihni pozicionimin tim të ri politik”, ka thënë shkurt ai.
Ai nuk ka zbuluar nëse do të kandidojë për kryetar të Lipjanit nga radhët e Nismës.
“Të gjitha do t’i mësoni sot në konferencë”, ka shtuar ai.
Buja për një kohë të gjatë ishte pjesë e PDK-së. Në mandatin e kaluar ishte ndër deputetët më të zëshëm, i cili kërkonte që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Dy javë më parë ai dha dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Lipjan.












