Shtohen problemet mbretërore: Princi danez thotë se diskriminohem nga mbretëresha (Foto)

Princi Henrik këmbëngul se ka diçka të kalbur në shtetin e Danimarkës pasi tregoi një revistë daneze se gruaja e tij, mbretëresha daneze Margrethe, nuk e “respekton” atë. Revista e famshme daneze “Se og Hør” zbuloi disa nga problemet martesore që janë shfaqur te çifti mbretëror. “Gruaja ime nuk më jep respektin që një grua […]
“Gruaja ime nuk më jep respektin që një grua normale duhet t’i japë bashkëshortit të tij”, thotë princi.
Komenti i tij vjen vetëm një javë pasi ai pretendoi se nuk dëshiron të varroset së bashku me gruan e tij në Katedralen Roskilde (vendqendrimi tradicional mbretëror).
“Gruaja ime ka vendosur se ajo dëshiron të jetë Mbretëresha, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë”, thotë Henrik.
“Por si qenie njerëzore ajo duhet të dijë se nëse një burrë dhe një grua janë martuar, ata duhet të jenë të barabartë”, shtoi ai.
Për këtë rast gazeta “Poltiken” ka kontaktuar Drejtoren e Komunikimit të Pallatit, Lene Balleby ku ajo është shprehur se “Ne e kemi marrë njoftimin e Princit se ai nuk dëshiron të varroset në Kadetaralën Roskilde, dhe se kjo është për shkak të pakënaqësisë së Princit me statusin e tij. Ne nuk kemi asgjë më shumë për të thënë për këtë çështje”, raportoi “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
“Më bën të zemërohem që unë jam subjekt i diskriminimit gjinor”, tha princi danez.
“Danimarka, e cila njihet ndryshe si një mbrojtës i zjarrtë i barazisë gjinore, duket se është i gatshëm t’i konsiderojë burrat si vlerë më të vogël se gratë e tyre”, u shpreh ndër të tjera princi./Periskopi/
















